E Diel, 1 Nëntor 2026

Finalja e pare portugeze ne historine e kupave te kontinentit Porto-Braga

Pikërisht në kulmin e krizës ekonomike që e ulur në gjunjë shtetin e vogël në buzë të Atlantikut, dy skuadra trimoshe futbolli sfidojnë ligjet e njerëzimit duke arritur një finale europiane. Porto dhe Braga do të luajnë sot ndeshjen përfundimtare të Ligës së Europës, në stadiumin e shkëlqyer “Aviva” të Dublinit në Irlandë, duke nxjerrë të gabuar sa e sa parashikime.

Futbollistët ikin nga Portugalia si zogjtë kur afron dimri, por kjo nuk i pengon dy trajnerë kaq të rinj si Vijas Boas të Portos dhe Domingos të Bragës që të ndërtojnë dy ekipe fitues që kanë arritur të eleminojnë emra të mëdhenj në Europë si Liverpul, Dinamo Kiev, Benfika, Sevilja, CSKA e Spartak të Moskës apo Vijareal.

Kjo përballje iberike do të drejtohet po nga një gjyqtar iberik, siç është spanjolli Karlos Velasko Karvajo, i ndihmuar po nga patriotë të tij,
Bastet e japin Porton favorite, madje në mënyrë të ndjeshme dhe fitorja e saj kuotohet vetëm 1.50, ndërsa suksesi i Bragës shkon deri në 8.00. Barazimi, pra kohët shtesë jepen 4.50. Mundësia për vazhdim përtej 90 minutave jepet e vogël, me 12.00 fitore të Portos dhe 23.00 fitore të Bragës, ndërsa edhe më pak mundësi i jepen penalltive, ku suksesi i dy skuadrave afrohet ndjeshëm: 17.00 për Porton dhe 19.00 për Bragën.

Porto ka qenë një lokomotivë gjatë gjithë këtij sezoni, duke shënuar 43 gola në 16 ndeshje në Ligën e Europës, një rekord më vete ky që thyen të gjithë rekordet e mëparshëm të kupave të Europës, ndërsa Braga ka mbijetuar nëpërmjet shumë emocioneve duke pasur golaverazhin të barabartë, 20-20.

Gjithçka do të ndodhë në një stadium të shkëlqyer si “Aviva” i Dublinit, me 51 700 vende që të gjitha të ulura, i vetmi stadium i kategorisë elitë të UEFA-s, pra mund të argumentohet që sot do të luhet në stadiumin më të mirë të botës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›