E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanavaro: Gatuzo do të largohet

Spekulimet për largimin e mundshëm të Gatuzos nga Milani janë përforcuar edhe nga një deklaratë e Fabio Kanavaros, kapitenit të Italisë. Ky i fundit është shprehur i bindur se mesfushori do të largohet pasi nuk ka më motivim te kuqezinjtë. "Unë e njoh atë shumë mirë dhe mendoj se i mungon motivimi. Ai ka fituar Kupën e Botës dhe dy Liga Kampionesh. Çfarë mund të kërkojë më shumë nga një klub?", deklaroi Kanavaro. Sipas mediave italiane, për Gatuzon po interesohen Bajerni i Mynihut dhe Arsenali.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›