E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalderon: Më shumë spanjollë

Presidenti i Realit të Madridit, Ramon Kalderon, ka bërë të ditur se dëshiron që të afrojë në skuadër sa më shumë lojtarë spanjollë që të jetë e mundur. Madrilenët do të marrin gjatë merkatos verore De la Red, Granero dhe Havi Garsia, ndërsa po bëjnë gati një ofertë për David Vijën. Megjithatë, ëndrra mbetet ajo e blerjes së Çesk Fabregas. "Ai është një lojtar të cilin trajnerët tanë do ta dëshironin, ashtu si bordi drejtues. Por marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse ai kërkon transferimin".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›