E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder ceremonia per 38 policet e vrare krimi i fundit ende mister

Burri i saj punonjes policie u vra rruges per ne shtepi vetem pak kohe me pare dhe ngjarja eshte ende e pazbardhur. Dje ajo ishte e pranishme ne ceremonine ku koleget dhe drejtues te Policise se Shkodres po nderonin Kole Ndreshaj dhe 37 te vraret e tjere. Dila Ndreshaj thote Mua nuk me ka treguar se mund te kete pasur ndonje konflikt me ndokend. E shqetesuar per rritjen e femijeve ajo tregon se vec ndihmave qe i jane dhene me vdekjen e burrit te saj nuk ka asnje mundesi tjeter ekonomike. Kole Ndreshaj eshte nder te fundit efektive te policise te vrare ai ka lene pas gruan dhe dy djemte njerin 12 vjec dhe tjetrin 18 vjec. Me rastin e 26 Tetorit dites se policeve te rene ne krye te detyres Drejtoria e Policise se Qarkut Shkoder dhe perfaqesues te pushtetit lokal vendosen kurora me lule tek varret e policeve te rene ne krye te detyres gjate ketyre viteve. Drejtori i Policise se Qarkut Shkoder Arjan Bozhaj dhe prefekti i Qarkut Shkoder Maxhid Cungu ne fjalen e tyre nderuan aktin heroik ne sherbim te rendit publik. Para varrit te Ndreshajt titullaret e policise e kishin me te veshtire.Vrasja e tij akoma nuk eshte zbardhur. Ngjarja ndodhi me 30 gusht ne rrethin e Malesise se Madhe gjate kohes se sherbimit. Ai ishte punonjes i policise rrugore prane Drejtorise se Policise se Qarkut Shkoder. Nga ana e policise dhe e prokurorise po punohet per zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autoreve. Vrasja e policit Kole Ndreshaj pason ate te disa muajve me pare kur pas nje konflikti te castit mes policit te rendit Ton Jakini dhe kolegut te tij Ramiz Ademi mbetet i vrare efektivi Jakini dhe keshtu shkon ne 38 numri i policeve te vrare ne krye te detyres keto 20 vitet e fundit ne Drejtorine e Policise se Qarkut Shkoder.Drejtori i Policise se Qarkut Shkoder Arjan Bozhaj i pyetur rreth hetimit te kesaj ngjarjeje shprehet se kjo eshte ne hetim dhe nuk na lejohet qe te japim detaje. Kole Ndreshaj ka qene duke udhetuar me motocikleten tij te sherbimit nga fshati Rec i Komunes Shkrel te Malesise se Madhe ne drejtim te Koplikut pasi ka qene me sherbim me rastin e festes se Recit. Deri me tani asnje gjurme nga autoret e krimit. Prokuroria e Krimeve te Renda ka dale me nje konkluzion rreth kesaj ngjarjeje ku sipas hetimeve rezulton se vrasja e policit Kole Ndreshaj eshte bere pas nje konflikti te castit.

Gjirokastra kujton heronjte e saj

Ne kuader te Dites se te reneve te policise per te perkujtuar dhe vleresuar aktin sublim te punonjesve te policise te rene ne krye e per shkak te detyres ne mjediset e Policise se Gjirokastres eshte celur ekspozita me veprimtarine e policise nder vite.

Ndersa ne ceremonine e rastit pas himnit kombetar dhe ngritjes se flamurit drejtori i policise se qarkut Emri Vata ka mbajtur fjalen e rastit ku nder te tjera ka theksuar se vitet kalojne e ne lumin e rrembyeshem te kohes humbasin kujtime qyteterime dhe pasuri por vlerat mbeten te skalitura perjete. Ne perfundim jane zhvilluar disa vizita nga titullaret e ketyre strukturave ne familjet e deshmoreve te policise dhe te atyre te rene ne krye e per shkak te detyres. Gjate diteve te dyerve te hapura por edhe diten e djeshme te gjithe te pranishmeve u jane dhene fletepalosje dhe stilolapsa te prodhuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit ne bashkepunim me misionin Pameca dhe OSCE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›