E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti debat me kryeprokuroren para magjistrateve

Presidenti dhe kryeprokurorja debatuan dje gjate nje aktiviteti te organizuar ne Akademine e Shkencave per Magjistraturen per ceremonine e diplomimit te 10 magjistrateve te rinj. Kreu i Shtetit dhe drejtuesja e prokuroreve kane kritikuar te dy sistemin e drejtesise ne vend por kane pasur kontekst te ndryshem nga ai i njeri-tjetrit.

Duke vleresuar se per nje prokuror eshte me se e rendesishme profesionalizmi integriteti dhe kurajoja e tij per te kapercyer veshtiresite kryeprokurorja Rama ka vene ne dukje se funksioni i prokurorit e gjyqtarit te vendos para situatave qe duhet te shoqerohen me vendimmarrje te rendesishme. Nje prokurori i duhet sot te perballet jo vetem me krimin e rruges per te cilin ka degjuar e ka mesuar te flitet neper shkolla e per te cilin mendon se e ka nje zgjidhje ajo me e veshtira eshte pikerisht perballja me krimin e ashtuquajtur te jakave te bardha ai i cili nuk ka nje pamje brutale te lexueshme por gjendet i kamufluar mes formash te sofistikuara veprimesh financiare fshihet pas trafikut te influencave dhe eshte ndonjehere aq prane sa te behet e pabesueshme se mund te kete edhe ate pamje.

Pikerisht keto kane qene disa nga pikat ku eshte referuar presidenti Topi ne fjalimin e tij qe kane krijuar edhe ate perplasje midis tij dhe kryeprokurores. Ai u shpreh se zonja Rama iu referua rendesise dhe problemeve qe ka ky institucion sigurisht ka progres te vazhdueshem por ka nevoja pa fund per te persosur punen ne kete institucion ku nuk ka nevoje ndoshta ti referohemi se i kane jakat e bardha apo me viza. Per sa i perket betejes mes politikaneve sipas rregullit qe kane vendet e demokracise perendimore ajo zhvillohet neper institucionet specifike dhe akuzat politike vertet artikulohen por ato shkojne ne institucionet perkatese - tha Topi. A. Halili

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›