Financat e shtetit, ekspertët parashikojnë një vit të vështirë
TIRANE- Shqetësimit të Guvernatorit të bankës së Shqipërisë Ardian Fullani lidhur me gjendjen e buxhetit i bashkohen edhe ekspertët e ekonomisë. Ata argumentojnë se në kushtet kur u arritën të realizoheshin objektivat në buxhetin 2009, sic ishin të ardhurat, deficiti buxhetor dhe rritja ekonomike, qeveria do ta ketë të pamundur që ti përmbahet pikave kryesore të parashikuara në buxhetin e këtij viti. Ekspertët parashikojnë një situatë të vështirë të financave publike gjatë muajve në vijim e cila do të reflektohet me thellim të deficitit buxhetor por dhe me një nivel të lartë të borxhit publik. Një ditë më parë ky shqetësim u ngrit dhe nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Ai deklaroi se ulja e borxhit publik është parakusht për stabilitetin makroekonomik të vendit, pasi ky tregues ka arritur aktualisht vlerën e 58% të Produktit të Brendshëm Bruto. (e.n/News24/BalkanWeb)