E Diel, 1 Nëntor 2026

Apple prezanton IPodin, tashmë të shitura 250 mln kopje

SAN FRANCISKO- Appel prezanton I Pod kompjuterin e ri tablet një ndërthurje ndërmjet celularit dhe laptopit. Duke deklaruar shitjen e tashmë 250 milionë kopjeve të këtij tableti, shefi ekzekutiv i Apple, Steve Jobs ka nisur sot në San Francisko ditën e prezantimit të obejktit elektronik më të shumë pritur këto ditë. Jobs e ka quajtur iPad’in, një “produkt me të vërtetë magjik dhe revolucionar”.Sikurse një iPhone, kjo pajisje do të përkrah 3G dhe Wi-Fi, sikurse që do të përkrah aplikacionet nga App Store i Apple në imunesPajisja e re shërben për të naviguar në internet, për të parë video, për të dëgjuar muzikë, për te lexuar libra, gazeta e gjithcka tjetër që mund të bësh me një kompjuter, por ka komoditetin që mund të mbahet në dorë.iPad pritet të ringjallë tregun e e-lexuesve duke prezantuar librat, gazetat dhe artikujt e magazinave në ekranin e saj me ngjyra.iPad peshon vetëm 0.68 kilogram, e ka një ekran IPS LCD capative të ndjeshëm në prekje me madhësi 9.7 inç, dhe punon mbi procesorin e veçantë 1GHz Apple “A4” që është dizajnuar nga ekipi P.A. Semi, dhe si tërësi pajisja ofron 10 orë pune përmes një mbushje të baterisë apo një muaj nëse gjendet në modusin “standby”.Pajisja do të ofrohet në madhësitë 16GB, 32 GB dhe 64 GB dhe ofron këto porte lidhëse: konektor 30 pinësh për dock, një altoparlantë, mikrofon, Bluetooth, 802.11a/b/gn ëiFi dhe 3G si veçori opsionale, si dhe një akseleromterë dhe një kompas.Gjithashtu ka një dock për tastierë, që lidhet nën orientimin portrait, pastaj ka përkrahje për dalje 1024 x 768 VGA dhe dalje 480p composite përmes kabllove të adapterit të dock-ut të ri, si dhe një shtojcë kamere që ju lejon të importoni imazhet nga kamera përmes USB-së apo drejtpërsëdrejti përmes një lexues kartelash SD.Pajisja menaxhohet nga imunes, në një proces të ngjashëm me iPhone.Secili iPad është i lirë dhe arrin me një GSM “micro-SIM”, cka nënkupton që pajisja mund të shfrytëzohet anembanë botës, ku ka operatorë mobile. çmimet fillojnë prej 499 dollarë për versionin 16GB, 599 dollarë për 32GB dhe 699 dollarë për 64 GB. Shtimi i veçorisë 3G kushton 130 dollarë për version, ndërsa modeli vetëm me Wi-Fi do të ofrohet brenda 60 ditëve të ardhshme ndërsa modelet 3G do të arrijnë pas 90 ditëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›