E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama diskuton sfidat në fjalimin e parë mbi gjendjen e vendit

Presidenti amerikan Barak Obama
mbajti fjalimin e parë mbi gjendjen e vendit ku parashtroi politikat dhe
synimet e tij për vitin në vazhdim. Presidenti e përdori këtë fjalim
për të lehtësuar shqetësimet rreth ekonomisë në vështirësi ndërkohë që u përpoq
të bindte popullin amerikan për nevojën e reformave të tij ambicioze. Me
presidencën e tij në udhëkryq, pas nivelit më të lartë të papunësisë në dekada,
defiçitit dhe humbjes së mbështetjes së publikut, Barack Obama premtoi të
zgjidh problemet ekonomike dhe të jetë udhëheqësi transformues që amerikanët
besuan me zgjedhjen e tij në postin e presidentin. Ai tha se nuk ka qënë
asnjëherë më optimist për të ardhmen e Amerikës por se demokratët dhe
republikanët duhet të punojnë së bashku për të zgjidhur problemet e vendit.  "Përballemi me sfida të mëdha dhe të vërshtira. Ajo që shpreson populli
amerikan dhe ajo që meriton ai është për të gjithë ne demokratët dhe
republikanët të punojmë për të zgjidhur mosmarrëveshjet tona për të dalë mbi
peshën mpirëse të politikës". Duke
deklaruar "nuk dorëzohem"presidenti premtoi në fjalimin e tij të parë mbi
gjendjen e vendit të bëjë krijimin e vendeve të reja të punës përparësinë e tij
kryesore dhe i bëri thirrje kongresit të ndarë të nxisë ekonominë me shpenzime
të reja stimuluese.Megjithë sprapsjen në reformën e
kujdesit shëndetësor presidenti premtoi të luftojë duke thënë se në se reforma
nuk miratohet në Kongres kostot e sigurimeve shëndetësore do të vazhdojnë të
rriten dhe defiçiti do të shtohet.Presidenti pranoi se vendi
përballet me probleme dhe sfida serioze dhe se disa nga vendimet e tij kanë
qënë politikisht jo popullore. Megjithatë ai tha se nuk do të heq dorë nga
planet e tij ambicioze për të zgjidhur problemin e kujdesit shëndetësor, energjisë
dhe edukimit.Presidenti u mundua tu shtrijë
dorën republikanëve duke thënë se ka ardhur koha për një bashkëpunim të ri dhe
për të mos luftuar më të njëjtat beteja të lodhshme që kanë dominuar
Washingtonin për dekada me radhe. "Të investojmë tek njerëzit për të mos u lënë një mal me borxhe. Të përmbushim
përgjegjësitë tona për qytetarët që na dërguan këtu. Të përpiqemi për synimin e
përbashkët. Për ta bërë këtë duhet të kuptojmë se përballemi me më shumë sesa
një defiçit të dollarit. Përballemi me defiçit të besimit". Presidenti tha gjithashtu se administrata
e tij ka sjellë përsëri në fokus kërcënimet terroriste. Ai tha se Shtetet e
Bashkuara po punojmë për të ndrequr boshllëqet në sistemin e zbulimit që lejuan
përpjekjen për sulmin terrorist në një avion amerikan ditën e krishlindjeve. Në çështjet ndërkombëtare, presidenti
tha se edhe pse Shtetet e Bashkuara po luftojnë në Irak dhe Afganistan vendi
përballet ndoshta me rrezikun më të madh për popullin – kërcënimin e armëve
bërthamore. Ai tha se Korea e Veriut përballet me izolim në rritje dhe
sanksione të fuqishme ndërsa Irani do të përballet me pasoja në rritje në se
drejtuesit e tij vazhdojnë të injorojnë detyrimet ndërkombëtare.Në planin e brendshmëm presidenti
tha se do të punojë për të shfuqizuar një ligj që ndalon homoseksualët të shërbejnë
në ushtrinë amerikane. Guvernatori i ri i sapoinaguruar i Virxhinias Bob
McDonnell dha përgjigjen e republikanëve për fjalimin e presidentit Obama mbi
gjendjen e vendit.Zoti
McDonnell tha se qeveria federale po përpiqet të bëjë shumë dhe ka shtuar
borxhin kombëtar për gjeneratat e ardhshme. Ai tha se pa reforma rritja e madhe
e qeverisë kërcënon lirinë dhe prosperitetin e vendit.//rd// 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›