Rumani, 9 të vdekur në 24 orë nga moti i ftohtë
BUKURESHT – Rumania deklaron cdo ditë viktima nga moti i keq që ka përfshirë vendin prej një muaji. Ministria rumune e Shëndetësisë njoftoi sot se vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin ballkanik kanë humbur jetën nëntë persona nga moti shumë i ftohtë. Kjo e çon në 52 numrin e personave të vdekur për të njëjtën aryse në Rumani që nga fillimi i dimrit. Po kështu, dje u arrit edhe temperatura rekord për stinën, minus 34 gradë Celsius. (d.b/BalkanWeb)