E Diel, 1 Nëntor 2026

Financat publike, deficiti dyfishohet, brenda dy vjetësh shkon në 560 milionë euroNga TemaFinancat publike të vendit janë në ditët e tyre më të këqija të dy viteve të fundit. Të dhënat zyrtare bëjnë me dije se efektet krizës ekonomike botërore dhe mu

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Financat publike, deficiti dyfishohet, brenda dy vjetësh shkon në 560 milionë euroNga Tema

Financat publike të vendit janë në ditët e tyre më të këqija të dy viteve të fundit. Të dhënat zyrtare bëjnë me dije se efektet krizës ekonomike botërore dhe mungesa e kujdesit të qeverisë në administrimin e parave publike ka bërë që deficiti buxhetor të dyfishohet. Për këtë vit deficiti është parashikuar të jetë rreth 560 milionë euro, ndërkohë që në vitin 2007 deficiti ishte më pak se rreth 330 milionë euro. Niveli i lartë i deficitit buxhetor të vendit është për shkak të përpjekjeve të qeverisë për të mbyllur punimet në investime të rëndësishme, të cilat kanë detyruar marrjen e kredive, dhe për shkak të mosrealizimit të konsiderueshëm në mbledhjen e të ardhurave, për shkak të ndikimit të krizës ekonomike në import dhe në çmimet e importit.

Një deficit buxhetor brenda një viti në masën e rreth 560 milionë eurove është një problem shumë i madh për ekonominë shqiptare, e cila do të duhet të vuajë kosto më të mëdha dhe pagesa më të shtrenjta të kësteve dhe interesave të borxhit. Në tërësi borxhi publik është rreth 54% e prodhimit të brendshëm bruto, çka do të thotë se ai është rreth pesë miliardë e 400 milionë euro.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vitin e kaluar tha se ekonomia shqiptare do të kishte vështirësi në përballimin e treguesve të saj buxhetorë për shkak të uljes së potencialit të biznesit për të paguar taksa. Kjo është e lidhur qartë me rënie e nivelit të rritjes ekonomike të vendit. Shqipëria është një vend që krahasuar me vendet e tjera të Evropës ka një përqindje të borxhit publik në shifra jo aq alarmante, por gjithashtu Shqipëria është një vend që ndikohet shumë shpejt nga rritja e deficitit e për pasojë e borxhit. Kjo mund të ndikojë edhe në zhvlerësimin e monedhës kombëtare, siç mund të çojë në pasoja të tjera si rritja e çmimeve. Qeveria shqiptare ka premtuar se ajo do të përpiqet ta ulë në mënyrë të ndjeshme vitin që vjen deficitin buxhetor.

Investimet e kryera këtë vit dhe vitin e kaluar ishin në nivele të larta dhe ato ishin një prej arsyeve bazë të hendekut në buxhet dhe në rritjen e deficitit të tij. Përdorimi i parasë publike, në mënyrë që ajo të ndikojë në fushatë, është një problem i vjetër në Shqipëri, i cili mund të çojë në situatë të rrezikshme. Të dyfishosh për dy vjet deficitin buxhetor, në një kohë që vendi pretendon se ka rritje ekonomike dhe madje dyshifrore, kjo është krejtësisht e papranueshme. Zakonisht në kohë krizash, qeveritë për të mbuluar shpenzimet, por edhe për të nxitur përmirësimin e ekonomisë, rrisin deficitin. Në kohë të rritjes ekonomike dyfishimi brenda dy vjetësh i deficitit nuk ka shumë shpjegime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›