Sandri vë gjoba me Fevziun për tenderët e rrugëveNga Antena brenda familjesSandri dje u ngrit i terrorizuar nga gjumi. Myqerem Tafaj e mori në telefon që në mëngjes. - Jam ministri i Arsimit, - iu prezantua. - Nuk desha t’ju shqetësoj, por sekretarj
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri vë gjoba me Fevziun për tenderët e rrugëveNga Antena brenda familjesSandri dje u ngrit i terrorizuar nga gjumi. Myqerem Tafaj e mori në telefon që në mëngjes.
- Jam ministri i Arsimit, - iu prezantua. - Nuk desha t’ju shqetësoj, por sekretarja e zotit Fevziu nuk m’u përgjigj, se nuk ma kishte numrin e telefonit. Desha t’ju them se shkrimi i Fevziut u analizua dhe, pasi folëm dhe me doktorin, vendosëm t’i tërheqim tekstet e Historisë.
- Po normal që do t’i tërhiqni. Pse do t’i lini ata b...q…. që të mburren se janë njerëz të doktorit?! - i tha Sandri.
- Normal, normal, - i tha Myqeremi. – Po kemi dhe një problem tjetër. Edhe Fevziu duhet ta tërheqë shkrimin, se dhe ai ka gabime foshnjore që duket se e tregojnë që është shumë injorant nga letërsia.
- Ik o k..., ke bythë ti të korrigjosh Fevziun. Shko bëj ndonjë punë tjetër atje…
- Zoti Frangaj, më falni se nuk jam mësuar të flas me këtë gjuhë, po zoti Fevziu thotë në fillim të shkrimit diçka të tmerrshme. Ai thotë: “I përkisja një brezi që e studionte letërsinë botërore plot gropa, që e mbyllte atë në fund të shekullit të XIX dhe që konsideronte si librin më të afërt në kohë “Xhek Londonin” e Martin Idenit. ….”
- E ç’ka për t’u shqetësuar këtu? - tha Sandri.
- Më falni, zoti Frangaj, se ju keni mbaruar kurs për Vatër Kulture, por Xhek Londoni nuk është libër, është shkrimtar, kurse Martin Ideni është personazh i shkrimtarit Xhek London….
- Po ç’rëndësi ka kjo mo k… për historinë. Rëndësi ka që pas shkrimit të Fevziut të mblidhen librat e historisë...
- Dakord, por duhet që dhe ju të korrigjoni tekstin, se aq duan njerëzit dhe thonë që ky Fevziu është injorant.
- Ik mos më çaj trapin tani, po mblidh librat e Historisë dhe dil në konferencë shtypi, thuaj, pas vërejtjeve të Fevziut pranuam t’i tërheqim librat. Pas kësaj i mbylli telefonin. Hapi faqen e gazetës “Panorama” të shikonte nëse ishte e vërtetë kjo proçkë e Fevziut dhe në fakt ishte e vërtetë.
Histori e sajuar…
28/09/2009
- Blendi Fevziu
Më 1991, kur unë u diplomova për Letërsi, isha brezi i fundit i studentëve të deformuar ideologjikisht. I përkisja një brezi që e studionte letërsinë botërore plot gropa, që e mbyllte atë në fund të shekullit të XIX dhe që konsideronte si librin më të afërt në kohë “Xhek Londonin” e Martin Idenit ….
Mori Fevziun në telefon.
- Po ç’paske bërë mo Fevzo?! Paske ngatërruar këtë Martin Idenin me Xhek Londonin, - thotë ky trapi që është ministër….
- Le mo burrë se ata merren me vogëlsira. Kanë inat që duhet të mbledhin librat tani. Martin Ideni ka qenë shkrimtar i madh. E kam lexuar vetë në një libër të Xhek Londonit.
- Nejse Fevzi, se unë nuk ngatërrohem në këto gjëra se s’kam lexuar ndonjë libër. Po vari trapin. Tani që u vu në vend nderi jonë, sot duhet të merremi me atë punën e rrugëve.
- Ça më ngatërron mua me rrugët o Sandër.
- Ta shpjegoj unë. I kam nisur një shkresë Drejtorisë së Rrugëve, ku i them që na duhet gjithë lista e tenderëve të rrugëve nga viti 2005 deri më sot, se do bëjë Fevziu një emision. I kam vënë emrin e atij k…, Bejtes, në fund dhe ua kam nisur. Janë dhjerë të gjithë. Do marrim emrat e kompanive që kanë fituar tenderë dhe t’u biem atyre që kemi konkurrente, se janë një 5 tenderë në nëntor dhe duhet t’i eliminojmë…
- Po mua ç’më ngatërron me këto mo burrë?
- Duhet emri yt Fevzo, se mua s’më njohin për fytyrë. Kur u them unë, i do Fevziu, i japin me vrap ata b…q… Sa t’i marrim dhe të nisim një fushatë kundër atyre që mund të kem unë rivalë. I kam rregulluar me doktorin dy gjëra kryesore. E para, ato kompani që kanë punë dhe s’kanë mbaruar 70 për qind të tyre, nuk marrin dot më punë të tjera. E bëra një VKM në fund të korrikut dhe ma kaloi doktori, kështu që e kam rrugën e hapur. Dhe e dyta, nuk më kërkojnë inventar makinash për punë mbi dhjetë miliardë lekë. Kështu që i kemi gjithë shanset t’i kapim nja 70 milionë euro në nëntor. Vetëm më duhesh pak ti. Po të mori ndonjë nga Drejtoria e Rrugëve, a e ke nis ti këtë letër, unë e kam nisë, thuaj. Se unë kam vënë emrin e Bejtes në fund, po nga ai s’pjerdh njeri. Ty të shkon fjala. Ndaj u gëzova për këtë punën e teksteve sot.
- Mirë o Sandër, bëj ç’të duash, ç’më ngatërron mua me këto gjëra. Se këto rrugët në fakt i bëj skandal, kam fol dhe me doktorin, i thashë, ndoshta flasim me Obamën tani afër, të na japë një kompani amerikane t’i bëjë të gjitha ato me prokurim drejtpërdrejtë.
- Po le mo Obamën, o k..., po i themi flasim me Berluskonin, se unë kam letra kompanie italiane. Kjo AKMA R që kam unë, është italiane. Thuaj doktorit, fola me Berluskonin, por jo tani, nga nëntori.