E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndoka: PD na “vodhi” një deputet në qarkun e ShkodrësNga Top ChannelPas denoncimit një ditë më parë në “Faktor Plus” të një rasti specifik të manipulimit të zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës, pala e dëmtuar, PDK, që ka kryer investigim personal përmes

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Ndoka: PD na “vodhi” një deputet në qarkun e ShkodrësNga Top Channel

Pas denoncimit një ditë më parë në “Faktor Plus” të një rasti specifik të manipulimit të zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës, pala e dëmtuar, PDK, që ka kryer investigim personal përmes një grupi pune të ngritur në ambientet e selisë së partisë, përmes kryetarit Nard Ndoka thotë se manipulimet në zgjedhjet e 28 qershorit i kanë kushtuar PDK një deputet në Shkodër.

“Nga këto të dhëna PD është manipulatore numër një nëpërmjet komisionerëve të vet. Në çdo qendër votimi i ka shtuar vetes së saj 30-70 vota sipas madhësisë së qendrave të votimit, ku në total PD flitet që ka vjedhur ndaj partive të tjera 9-11 mijë vota, duke e deformuar totalisht rezultatin për qarkun e Shkodrës”, - denoncon Ndoka.

Në vijim ai shpjegon se grupi i punës në selinë e tij ka verifikuar përmes pamjeve filmike të marra nga KQZ me vështirësi, se procesverbalet nuk përputhen me votat që grupi i tij i punës po numëron përmes filmimeve një për një në çdo qendër votimi. Disa prej rasteve Ndoka i bën të njohura për Top Channel.

“Një pjesë e atyre votave që i janë hequr PDK, i kanë kaluar PD. Por te PD vërehet edhe një fenomen tjetër më negativ, për faktin që i ka shtuar vetes vota me procesverbale. Në zonën e votimit 42, në qendrën 107, rezulton që PDK ka 78 vota, ndërsa në kutitë e votimit 138 vota, 60 vota i ka të hequra dhe i kanë kaluar PD. Në zonën e votimit 255, PD ka në procesverbal 327 vota, në një kohë që ka 273 vota faktike, pra i ka ndryshuar vendet numrit 3 dhe 2, duke i shtuar vetes 54 vota”, - shton Ndoka.

Kreu i PDK thotë se për të gjitha shkeljet flagrante, bashkë me dokumentacionin përkatës, do t’i drejtohet Prokurorisë së Përgjithshme, me një kërkesë-padi, ndërsa shton se do të mbështesë çdo lëvizje të opozitës, që kërkon hapjen e kutive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›