Korrupsioni, në pranga dy mjekë dhe tre infermierëNga TemaKorrupsioni ka njollosur sërish bluzat e bardha. Policia e kryeqytetit bëri të ditur arrestimin e tre mjekëve dhe dy infermierëve të spitalit gjinekologjik, “Kiço Glozheni”, që akuzohen për mi
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Korrupsioni, në pranga dy mjekë dhe tre infermierëNga TemaKorrupsioni ka njollosur sërish bluzat e bardha. Policia e kryeqytetit bëri të ditur arrestimin e tre mjekëve dhe dy infermierëve të spitalit gjinekologjik, “Kiço Glozheni”, që akuzohen për mitmarrje. Të prangosurit janë Petrit Rexhepi, Dritan Xhangolli, Hyre Reçi, Nilka Perhati dhe Lefter Mano. Arrestimi i tyre është kryer pas hetimeve 8-mujore të kryera nga policia. Mjekët më pas janë lënë të lirë dhe do të procedohen penalisht nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Operacioni
Oficerët e policisë së kryeqytetit kanë arrestuar paraditen e djeshme tre mjekë dhe dy infermierë të spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Glozheni” të Tiranës. “Shtetasit e arrestuar janë shefi i klinikës obstetrike te “Koço Glozheni”, Petrit Rexhepi, 56 vjeç, lindur e banues në Tiranë, Dritan Xhangolli, 38 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i pa dënuar, me profesion dhe i punësuar mjek reanimator, Hyre Reçi, 54 vjeç, lindur në Pukë e banuese në Tiranë, me profesion dhe e punësuar infermiere-mami, Nilka Perhati, 57 vjeç, lindur e banuese në Tiranë, me profesion dhe e punësuar infermiere- mami, Lefter Mano, 53 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me profesion anestezist, të punësuar të gjithë në spitalin obstetrik-gjinekologjik “Koço Glozheni” të Tiranës”, - bëri të ditur policia e kryeqytetit. Arrestimi i këtyre të fundit është kryer në kuadër të operacionit të koduar me emrin “Trashëgimtari”. Sipas burimeve të policisë, mjekët e arrestuar akuzohen se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme shuma të konsiderueshme parash, kundrejt ofrimit të shërbimit mjekësor në lindje normale dhe lindje me operacion për disa shtetas. Kanë qenë këtë ta fundit që kanë bërë denoncimet në polici, gjë që më pas ka bërë edhe nisjen e hetimeve nga ana e uniformave blu. “Procedimi penal në ngarkim të tyre filloi mbi bazën e disa kallëzimeve të kryera nga disa paciente, të cilat kanë deklaruar se, stafi mjekësor i lartpërmendur ka përfituar prej tyre një shumë të konsiderueshme parash për ofrimin e shërbimeve mjekësore të mësipërme”, - thanë burime pranë policisë së kryeqytetit. Sipas këtyre të fundit, për arrestimin e të dyshuarve janë kryer më shumë se tetë muaj hetime, kohë në të cilën është bërë e mundur mbledhja e provave të nevojshme, të cilat vërtetojnë marrjen e ryshfetit nga ana e mjekëve dhe infermierëve të akuzuar. Të prangosurit do të akuzohen për veprat penale të “Mitmarrjes” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, ndërsa në bazë të vendimit të Gjykatës së Tiranës, ata do të procedohen nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Ky është operacioni i disatë që policia e kryeqytetit ka kryer ndaj bluzave të bardha, të akuzuar për korrupsion. Si pasojë e këtyre operacioneve, në prangat e policisë kanë përfunduar disa mjekë dhe infermierë, të cilët më pas janë lënë në gjendje të lirë.