E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financial Times- speciale për Shqipërinë

Gazeta britanike Financial Times boton një speciale për Shqipërinë duke mbuluar aspekte të ndryshme rreth Shqipërisë:

Hyrja në NATO do të rriste perspektivat, është një nga titujt e Financial Times.

Anëtarësia do të ishte një fazë e rëndësishme në rrugën drejt hyrjes në Bashkimin Evropian, shkruan Kerin Hope.

E ardhmja varet nga bashkëpunimi me fqinjët, është një tjetër titull. Sipas gazetës mbrojtja kombëtare nuk është më prioritet.

Pas NATO-s, sfida tjetër do të jetë anëtarësia në BE - shkruan analisti Gabriel Partos.

Shpërthimet e fundit në një depo minicioni, shërbejnë si kujtesë se Shqipëria mbetet shumë prapa shumicës së vendeve të Evropës në vendosjen e standardeve të shëndetit e sigurisë, shkruan Partosh.

Ato, shton ai, "kanë tensionuar gjithashtu një konsensus politik të krijuar me shumë dhimbje gjatë muajve të fundit për të promovuar kandidaturën e Shqipërisë për anëtarësi në NATO.

Futja në NATO do t'u japë një shtytje pespektivave të Shqipërisë, shkruan një artikull tjetër në gazetën Financial Times.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe mundësia e marrjes së ftesës për anëtarësi në NATO, shkruan gazeta, është një mundësi e paprecedentë për të përmirësuar perspektivën afatgjatë.

Por në një artikull tjetër gazeta e hedh vështrimin edhe në të shkuarën: Lëvizje drejt perëdnimit me një këmbë në të shkuarën - është një titull tjetër shkrimi.

Ndërsa kohët kanë ndryshuar, kështu kanë bërë edhe pikëpamjet e Nexhmije Hoxhës, të vesë së udhëheqësit stalinist shqiptar dhe një simbol i 40-viteve gati-izolimi, shkruan korrespondentja e Financial Times Kerin Hope, autore e shumë prej shkrimeve në faqet speciale për Shqipërinë.

Zonja Hoxha është një mbështetëse e anëtarësisë së Shqipërisë në NATO, shton gazetarja britanike duke shtuar se ajo pranon "disa ekzagjerime" të politikave të regjimit komunist, si ndërtimi i 700 mijë bunkerëve.

Marrëdhëniet me Kosovën: Lidhjet e dobëta të transportit pengojnë tregtinë ndërkufitare - është një artikull tjetër në faqen speciale të Financial Times për Shqipërinë.

Entuziazmi për udhëtimet dhe tregtinë ndërkufitare është rritur pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Shqipëria, shkruan Financial Times, do të ishte një treg për eksportet nga Kosova. Megjithatë, tregëtia midis Kosovës dhe Shqipërisë është minimale.

Ekonomia zë vend në disa shkrime në gazetën financiare britanike.

Inflacioni nën kontroll me gjithë rritje e fuqishme, është një titull.

Për energjinë, Po bëhen përpjekje për t'u lidhur me sistemin global, shkruan një titull tjetër, megjithëse shton se shumë fshatra nuk kanë energji për gati gjysmën e ditës.

Për sa i përket energjisë, modernizimi i furnizimit të rrjetit dhe gjenerimi i kapaciteteve janë prioritete.

Sipas Financial Times, të ardhurat nga shqiptarët jashtë vendit luajnë një rol të rëndësishëm.

Njerëz për t'i patur parasysh në biznes, është një titull tjetër. Korrespondentja Hope jep profile të katër operuesve të njohur në fushën e tregtisë.

Trafikimi - Qeveria po adreson problemin, është një titull tjetër në një shkrim nga Agnieszka Rakoczy.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›