Financim bizneseve të reja e në krizë
12/06/2009 Qeveria miraton fond të posaçëm për kompanitë që kërkojnë mbështetjen në kapitale
TIRANE- Qeveria ka miratuar një vendim të posaçëm në ndihmë të bizneseve që janë në krizë për kapitale apo dhe për ata që krijohen për herë të parë. Duket se një vendim i tillë vjen pas një përplasje të firmave me bankat për mungesë të kredive apo dhe për shkak të situatave të krijuara prej krizës globale. Drafti përcakton se ndihma për riskun e kapitalit është financimi, që u bëhet ndërmarrjeve, ndërmjet pjesëmarrjes në kapital në formën e kuotave, të aksioneve ose obligacioneve, të konvertueshme në aksione, në fazat e para të rritjes/themelimit dhe administrimit të tyre. Ndërkohë ndërhyrje nga shteti do të ketë dhe në veprimtaritë për mbrojtjen e mjedisit ose riparimi i dëmeve të kryera më parë.
Ndihma për bizneset
Po ashtu në fund të nenit 5, qeveria shqiptare ka kushtëzuar “Ndihmën për eksport”, me “përdorimin e produkteve vendase, kundrejt produkteve të importuara”. Ndërsa “Ndihma ‘De minimis’” ndryshohet, por përjashton kushtëzimin me përdorimin e produkteve vendase dhe nuk do të jepet për veprimtari eksporti. “Ndihma “De minimis” është e lejueshme nëse ajo, pavarësisht formës ose qëllimit për të cilin jepet, nuk kalon vlerën 100 000 euro, për një periudhë financiare prej tre vjetësh, dhe në të njëjtën kohë, nuk jepet për veprimtaritë e eksportit, nuk kushtëzohet me përdorimin e produkteve vendase kundrejt produkteve të importuara dhe përfituesi nuk është një ndërmarrje në vështirësi”.
Ndihma për ndërmarrjet e vogla, të sapokrijuara, të cilat janë regjistruar për herë të parë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit gjatë 12 muajve të fundit, lejohet nëse vlera e ndihmës nuk kalon masën 200 000 euro, vlera vjetore nuk duhet të kalojë 33 për qind të vlerës së ndihmës së parashikuar më parë në ligj. Por ky ndryshim saktëson se intensiteti i ndihmës nuk duhet të kalojë 40 për qind të kostove të pranueshme për 3 vitet e para pas krijimit të ndërmarrjes dhe 30 për qind në dy vitet pasardhëse, kostot e pranueshme do të jenë kostot administrative, ligjore dhe këshillimore, që lidhen drejtpërdrejt me krijimin e ndërmarrjeve të vogla, si dhe kostot operacionale për 5 vitet e para pas krijimit të ndërmarrjes. TVSH-ja dhe tatimi mbi të ardhurat e biznesit nuk përfshihen në kostot e pranueshme. Por ndërmarrjet e vogla, të kontrolluara nga aksionerë të ndërmarrjeve, që janë mbyllur gjatë 12 muajve të mëparshëm, nuk mund të përfitojnë ndihmë, në rast se ndërmarrjet e lartpërmendura janë aktive në tregun përkatës apo në tregje, të lidhura me të”. Ndryshime të rëndësishme janë bërë dhe për ndihmën e punonjësit në vështirësi dhe ato me aftësi të kufizuar. Ajo jepet, por intensiteti i ndihmës nuk duhet të kalojë 75 për qind të kostove të pagave, për punonjësit me aftësi të kufizuara dhe 50 për qind të kostove të pagave, për punonjësit në vështirësi. Kostot e pranueshme janë kostot mesatare për një periudhë jo më shumë se 12 muaj, nga çasti i marrjes në punë të një punonjësi në vështirësi dhe për çdo periudhë të caktuar, që është marrë në punë, një punonjës me aftësi të kufizuar
Mbrojtja e mjedisit
Ndihma për mbrojtjen e mjedisit mund të jepet vetëm për investim për nxitjen e energjisë nga burime të rinovueshme të energjisë dhe intensiteti i saj nuk kalon 45 për qind të kostove të pranueshme. Kostot e pranueshme janë kostot shtesë, që prodhon ose mbart përfituesi, krahasuar me një impiant konvencional, me kapacitet të njëjtë. Intensiteti i ndihmës rritet me 20 për qind për ndërmarrjet e vogla dhe me 10 për qind për ndërmarrjet e mesme.
Investim për menaxhimin e humbjeve të ndërmarrjeve të tjera, përfshirë këtu ripërdorimin, riciklimin dhe kthimin, dhe intensiteti nuk kalon 50 për qind të kostove të pranueshme. Intensiteti i ndihmës rritet me 20 për qind për ndërmarrjet e vogla dhe me 10 për qind për ndërmarrjet e mesme. Investimi për ndërmarrjet, që merren me riparimin e dëmeve mjedisore, duke rehabilituar zonat e ndotura, në qoftë se ndërmarrja, që ka shkaktuar ndotjen, nuk është identifikuar dhe intensiteti i ndihmës mund të arrijë deri në 100 për qind të kostove të pranueshme.
Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
Ndihma në formën e riskut të kapitalit
Skemat e ndihmës në formën e riskut të kapitalit për ndërmarrjet e vogla e të mesme lejohen vetëm nëse:
Masa e ndihmës ka formën e pjesëmarrjes në një fond fitimprurës privat investimesh, të menaxhuar në kushtet e tregut;
Këstet, që u jepen ndërmarrjeve përfituese nga fondi i investimit gjatë një periudhe prej 12 muajsh, nuk duhet të kalojnë vlerën 200 000 euro;
Risku i kapitalit kufizohet vetëm në ofrimin e kapitalit bazë, kapitalit themeltar dhe/ose për zgjerimin e kapitalit
Nga fondi i investimit mbështetja jepet në ndërmarrjet e vogla e të mesme përfituese në formën e kuotave, të aksioneve ose obligacioneve të konvertueshme në aksione, të paktën 70 për qind e buxhetit të tij të përgjithshëm
Investitorët privatë mbulojnë jo më pak se 25 për qind të financimit të fondit të investimeve”.