Berisha: Rama më bën nder duke më urryer
12/06/2009 Mitingu i Shkodrës
Mijëra qytetarë të Shkodrës kanë pritur dje në një miting madhështor Kryeministrin e vendit, njëkohësisht kryetar i PD-së, Sali Berisha. Pasi falënderoi popullin e Shkodrës për mbështetjen e dhënë jo vetëm në të gjitha fushatat elektorale, por dhe në gjithë aktivitetin e PD-së, Berisha theksoi se “ju nuk keni dalë të prisni kryeministrin, pasi atë e keni mik, por keni dalë për Europën, keni dalë për zhvillimin dhe për demokracinë”. Më pas Kryeministri Berisha bëri një panoramë të investimeve të rëndësishme, që kapin vlerën e miliona eurove, të realizuara në infrastrukturën rrugore të qytetit të Shkodrës gjatë katër vjetve të qeverisjes demokratike. Por këto investime theksoi Berisha do të harrohen për shkak të investimeve edhe më të fuqishme që e presin Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë. Berisha theksoi se në katër vjetët e qeverisjes janë realizuar investime të konsiderueshme në të gjithë vendin. Ndërkohë ai premtoi se në të katër vjetët e ardhshëm investimet do të dhjetëfishohen. Berisha bëri të ditur se ndër investimet më të rëndësishme për Shkodrën do të ishte rruga nacionale Shkodër–Hani i Hotit, fillimi i së cilës do të inaugurohet më datën 18 qershor. Më tej investimet do të vijonin me rrugën e rëndësishme turistike Velipojë–Ulqin, Koman–Fierzë, unazën e madhe përgjatë bregut të liqenit të Shkodrës, ndërkohë që unaza e qytetit do të inaugurohet këto ditë. Gjatë fjalimit të tij në Shkodër Berisha u ndal dhe te fjala e kryesocialistit Rama pak ditë më parë në Shkodër. Duke iu drejtuar Ramës, Berisha tha se “ai recitoi në Shkodër Hilë Mosin, por u solli si kandidat Tomë Doshin. Kujtoi Mosin, Gurakuqin etj., por ndërkohë u solli shkodranëve Tomë Doshin, që është i dështuar. Më pas Berisha iu drejtua Ramës: “Recitove Hilë Mosin për Shkodrën oksidentale, ndaj dhe ti duhet të dalësh në krye të listës së socialistëve. Shkodra di të falë edhe votën kundër ligjit të lustracionit, edhe votën kundër ligjit për kompensimin e të përndjekurve politikë, por Shkodra nuk ta fal që nuk del në krye të listës së socialistëve, por fshihesh pas karriges së kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Duke më urryer vetëm më bën nder, por të premtoj se atë që u bëmë etërve tuaj më 1992-shin, atë që ju bëmë juve më 2005-n, do t’ua bëjmë edhe më të rëndë në zgjedhjet e 2009-s”, - theksoi Berisha.