Ish-të përndjekurit, ndarja e parave sipas përfituesve
12/06/2009 Ministria e Financave vijon procesin. Bën thirrje për plotësim të dokumentacionit
Pothuajse të gjithë përfituesit ish-të dënuarit politikë që janë gjallë, kanë marrë paratë e caktuara nga fondi i dëmshpërblimit. Vonesat e shkaktuara kanë ardhur kryesisht për shkak të mungesës së dokumentacionit në raste të tilla kur ka shumë trashëgimtarë dhe procedura është më e gjatë, ose në raste kur është zgjeruar rrethi i përfituesve me nipër e mbesa, në bazë të ligjit, të cilët nuk bëjnë një prokurë të vetme. Këto janë disa nga mangësitë më të mëdha në procesin e shpërndarjes së dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit, sipas burimeve të Ministrisë së Financave, që kanë shkaktuar vonesa.
Ndarja e lekëve
Ky proces ka vijuar me saktësinë më të madhe, duke verifikuar çdo emër dhe çdo dosje, për t’i dhënë secilit prej përfituesve atë që i takon. Por qytetarëve të përfshirë në këtë proces u duhet të plotësojnë në mënyrë sa më korrekte dokumentacionin e tyre. Në të kundërt, nuk do të marrin atë që ligji u ka caktuar të përfitojnë. Sipas burimeve zyrtare, radha dhe ekzaktësia në depozitimin e dokumentacionit janë kriteret dhe njëkohësisht çelësi për shpejtimin e ekzekutimit të pagesave. Burime të Drejtorisë së Thesarit në Ministrinë e Financave bëjnë të ditur se po bëhen të gjitha përpjekjet për të proceduar sa më shpejt me pagesat. Madje, ata kanë deklaruar pak kohë më parë se do të ngrihet një sektor i posaçëm që do të ndjekë këtë procedurë këtë vit dhe në vazhdim. Ministria e Financave ndjek procedurat e pagesës vetëm pasi ish i dënuari është përfshirë në listën e VKM-së dhe nuk ka asnjë kompetencë apo funksion për procedurat përpara daljes së Vendimit të Këshillit të Ministrave për pagesat individuale. “Ministria e Financave është ngarkuar për të ndjekur vetëm pagesën sipas VKM-së duke depozituar direkt në llogaritë personale të ish të dënuarve ose të trashëgimtarit, apo trashëgimtarëve kur ish i dënuari nuk jeton”, - theksojnë burime të Drejtorisë së përgjithshme të Thesarit.
Kundërshtimet
Komunikimi me përfituesit do të jetë vetëm shkresor dhe jo nëpërmjet sqarimeve individual. “Në rast se ish të dënuarit kanë vërejtje për përfitimet e mëparshme, gabime të mundshme duhet të drejtojnë kërkesë zyrtare pranë Ministrisë së Drejtësisë për korrigjime të mundshme nëse rezulton një gjë e tillë”, - theksuan burimet zyrtare të Drejtorisë së Thesarit. Është Ministria e Drejtësisë që ndjek të gjithë procedurën e informacionit për dosjet individuale deri në nxjerrjen e Vendimit të Këshillit të Ministrave dhe dërgimin e tij me listat bashkangjitur në Ministrinë e Financave për pagesë. Verifikimi për përfitimet e mëparshme të ish të dënuarve është informacion i dërguar në Ministrinë e Drejtësisë nga Ministria e Financave për shumat në letra me vlerë dhe lekë përpara vitit 1997.
Dënimet kapitale
Sa i përket personave me dënim kapital dhe trashëgimtarët janë listuar në VKM nr. 1699 datë 29.12.2008. Trashëgimtarët do të veprojnë duke ndjekur njërin nga dy opsionet. Pra, të gjithë trashëgimtarët e të pushkatuarit depozitojnë pranë degës së Thesarit ku jetojnë ose dërgojnë me postë numrin e llogarisë në adresë e Ministrisë së Financave.
Trashëgimtarët
Dëmshpërblimin e personave që nuk jetojnë më e marrin trashëgimtarët e ligjshëm. Ata duhet të depozitojnë pranë degës së thesarit ose pranë Ministrisë së Financave disa dokumente, si certifikata e vdekjes së të ish të dënuarit, certifikata e trungut familjar, dëshmia e trashëgimisë, prokura dhe numrin e llogarisë në njërën nga bankat.