Vijnë në Shqipëri tre telefonat BlackBerry
11/06/2009 Vodafone dhe Research in Motion
Kompania e telefonisë celulare Vodafone Albania dhe Research in Motion njoftuan hedhjen në treg të shërbimit BlackBerry në Shqipëri. Ky shërbim është një bashkim i telefonave inteligjentë dhe të pajisur me programet kompjuterike më të fundit. Telefonat BlackBerry mund të përdoren gjerësisht nga organizatat dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për shkak të shërbimeve të shumta dhe të avancuara, që sigurojnë informacionin në një kohë rekord. Këto tre variante sjellin jo vetëm aksesin e e-mail-it, apo kalendarit, por edhe shërbime të tjera. “Ne po dëshmojmë se Vodafone Albania po sjell risi dhe po e çon komunikimin në Shqipëri në një nivel edhe më të lartë. Për marrjen e shërbimit BlackBerry ne kemi bërë investime të rëndësishme. Por ne nuk hezituam sepse ofrimi i këtij shërbimi i kërkuar edhe nga klientët është plotësisht në përputhje me strategjinë tonë. Tashmë kemi sjellë në Shqipëri telefonat më të vlerësuar në botë”, - tha Haris Broumidis, drejtor i përgjithshëm i Vodafone Albania. Aktualisht kompania mbulon 86.3 për qind të territorit dhe rreth 99.6 për qind të popullsisë në zonat urbane dhe rurale. Kompania iu ofron mbi 1 310 723 klientëve të saj në Shqipëri një gamë të gjerë shërbimesh komunikimi të një cilësie të lartë.