Kur Andropovi i zgjati dorën e pajtimit Hoxhës
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Moskë, 29 nëntor 1982 – Bashkimi Sovjetik u bëri apelin e tij më të fortë dhe direkt udhëheqësve komunistë të Shqipërisë sot, duke u propozuar një bashkëpunim “të ndershëm, të barabartë dhe të dobishëm për të dyja palët” për t i dhënë fund grindjes së tyre 22-vjeçare. Oferta lidhej direkt me udhëheqësin e ri sovjetik, Juri Andropov, bërë në gazetën e Partisë Komuniste, “Pravda”. Në gazetën moskovite, shkruhej se Andropovi kishte në mendje Shqipërinë, kur ai foli për “për dëshirën e tij të sinqertë”, për të zhvilluar dhe përmirësuar marrëdhëniet me të gjitha vendet socialiste. Edhe pse Andropovi nuk iu referua direkt Shqipërisë gjatë fjalimit të tij më datë 22 nëntor, ai tha se “dëshira e mirë reciproke dhe respekti për interesat e drejta të secilit vend, së bashku me shqetësimet e përbashkëta në interes të socializmit dhe paqes, duhet të jenë nxitje për zgjidhje të drejta, edhe atje ku besimi i duhur dhe mirëkuptimi reciprok mungojnë për shkaqe të ndryshme”. Marrëdhëniet ndërmjet dy ish-aleatve u prishën në nëntor të vitit 1960, kur udhëheqësi shqiptar, Enver Hoxha, vizitoi për herë të fundit Moskën. Sipas një relacioni të një zyrtari shqiptar, i pranishëm gjatë takimeve të dy delegacioneve në kryeqytetin rus, thuhet se Hoxha u zu ashpër me Nikita Hrushovin, homologun dhe udhëheqësin sovjetik në atë kohë dhe me Mikhail Suslovin, shefin ideologjik të Kremlinit. Delegacioni shqiptar, refuzoi madje t u jepte dorën mikpritësve dhe u largua menjëhërë nga shtëpia rezidenciale e qeverisë sovjetike në Kodrat e Leninit, për të kaluar natën në ambasadën e tyre për shkak të frikës që kishin për ndonjë helmim të mundshëm që mund t u bëhej nga rusët, sipas këtij relacioni. Gjithnjë sipas këtij raporti, shqiptarët refuzuan gjithashtu, të fluturonin me avion drejt Tiranës, kështu që u kthyen me tren. I njëjti raport përmend dhe se lidershipi shqiptar, që në axhendë kishte prioritet të takohej me Hrushovin dhe Suslovin, pati dhe një takim të tretë tepër të ngrohtë me Andropovin, që në atë kohë ishte kryetar i Departamentit të Komitetit Qëndror Sovjetik për marrëdhëniet me vendet e tjera komuniste. Andropovi ishte dhe ndër të paktët përfaqësues sovjetikë që faktikisht kishte vizituar Shqipërinë. Dy vendet aleate i prishën marrëdhëniet e tyre diplomatike në fillimet e vitit 1961, për shkak të pikëpamjeve të ndryshme ideologjike dhe asaj që Shqiptarët pretendonin se ishte ndërhyrje e Moskës në punët e tyre të brendshme. Që prej atëherë, Kina ishte aleati i vetëm i Shqipërisë deri në vitin 1978, kur u prish dhe kjo aleancë për shkak të politikës së Pekinit ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendi i vogël, me një pozicion strategjik në Ballkan, i shtrirë mes Greqisë dhe Jugosllavisë, që prej atëherë ka qenë i izoluar nga bota e jashtme. Tashmë udhëheqësi Enver Hoxha, 74-vjeçar, që e ka drejtuar vendin me 2.7 milionë banorë për 38 vjet me radhë, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për spastrimet e përgjakshme të udhëheqjes brenda partisë. Praktikisht, të gjithë udhëheqësit kryesorë të këtyre tri dekadave të fundit, janë ekzekutuar me akuzat se kanë qenë bashkëpunëtorë me shërbimet e huaja të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë. Rasti më i fundit është ai i ministrit të Mbrojtjes, Kadri Hazbiu, i zhdukur në rrethana misterioze. Kadri Hazbiu ishte mik i Mehmet Shehut, ish-kryeministrit dhe bashkëpunëtorit më të ngushtë të Hoxhës, për më shumë se tri dekada. Edhe ish-kryeministri, Mehmet Shehu, thuhet se mund të jetë ekzekutuar. Disa prej të afërmve të Kadri Hazbisë dhe Mehmet Shehut thuhet se janë dënuar me akuzat e komplotit. Propozimi zyrtar për nisjen e bisedimeve ndërmjet dy vendeve bërë ditën e sotme, nuk e përmendi emrin e Enver Hoxhës. Gazeta “Pravda”, përmendi në artikullin e sotëm ditën e pavarësisë së Shqipërisë. Ndryshe nga ç kishte bërë në të shkuarën, komentet e sotme iu shmangën dozave kritike ndaj udhëheqjes, duke u përqendruar kryesisht në luftën e Shqiptarëve partizanë komunistë kundër gjermanëve nazistë dhe italianëve fashistë, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Të vetmet nota kritike të artikullit të sotëm ishin ato ndaj udhëheqjes shqiptare “në fillimet e viteve 1960”, kur u miratua politika “që u jepte fund marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore” me Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera socialiste. Gjendja e tanishme e marrëdhënieve, shkruante “Pravda”, nuk është në interes të asnjërit prej vendeve, përkundrazi, dëmton “punën e socializmit dhe luftës kundër imperializmit”. Megjithatë, prishja e marrëdhënieve, i ka hequr Moskës të drejtën për të hyrë në portet shqiptare të Durrësit dhe Vlorës në detin Adriatik, diçka që ushtria sovjetike pret me padurim për ta rifituar. Edhe pse Moska ka bërë përpjekje të herëpasherëshme për të rinisur bisedimet me palën Shqiptare, artikulli i sotëm i “Pravdës”, është ndër shkrimet më të forta gjatë kohëve të fundit, pasi lidhet direkt me apelin e udhëheqësit sovjetik, Juri Andropov. Ndërsa ky shkrim qëndron në linjë me politikën aktuale të Moskës, që përfshin dhe riafrimin gradual me Kinën. Sovjetikët, me sa duket, besojnë se vështirësitë e ekonomisë shqiptare dhe situata e trazuar politike, jep shpresa për një përmirësim të mundshëm të marrëdhënieve me vendin e vogël ballkanik. Duke marrë parasysh dhe moshën e Hoxhës, rusët, me sa duket, besojnë gjithashtu se udhëheqësit e ardhshëm shqiptarë mund të jenë më të gatshëm për të rinisur lidhjet. Së bashku me artikullin e publikuar në “Pravda”, sot media sovjetike ka qenë e mbushur me artikuj mbi Shqipërinë. Agjencia e lajmeve “Tass” shkruante se Shoqata e Miqësisë Sovjeto-Shqiptare, një organizëm shumë pasiv, mbajti sot një takim për të përkujtuar ditën e pavarësisë së Shqipërisë.
Ky lajm është publikuar: 05/05/2009