E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financimet janë për sportin…jo për thesin e korrupsionit

Reagim lidhur me shkrimin e botuar në gazetën “Sporti shqiptar” të z. Xhevdet Zekaj

Ne numrin e saj te se henes së fundvitit, gazeta “Sporti shqiptar”, ka hapur faqet per nje shkrim te shkruar nga Xhevdet Zekaj, nje shkrim i mbushur me trillime, shpifje dhe fyerje kunder Ministrise se Turizmit, Kultures Rinise dhe Sporteve dhe kunder ministrit Ylli Pango. Eshte nje fatkeqesi kur personi ne fjale, edhe pse mban titullin doktor, merr persiper paturpesisht te hedhë balte mbi punen tre vjecare te kesaj ministrie, mbi reformat e suksesshme qe kjo ministri ka realizuar gjate ketyre viteve dhe mbi punen e jashtezakonshme qe eshte bere per te rritur standardet ne turizem, kulture dhe ne sport. 
Reformat qe kemi ndermarre kane konsistuar se pari ne perafrimin e legjislacionit me legjislacionin europian dhe ligjet e hartuara me ekspertet tane me te mire dhe me asistencen e eksperteve nga vendet e BE-se dhe Keshilli i Europes, kane marre miratimin e parlamentit dhe vleresimin e institucioneve nderkombetare qe monitorojne Shqiperine.
Se dyti, nje aspekt tjeter i rendesishem ka qene edhe lufta kunder korrupsionit, duke treguar tolerance zero ndaj cdo fenomeni abuziv, sic eshte edhe objektivi i kesaj qeverie.
Natyrisht, per vite te tera, elemente te korruptuar, kane abuzuar me fondet publike, pra me parate e taksapaguesve shqiptare, nen masken e organizimit te projekteve abuzive, qofte ne kulture, qofte ne sporte. Objektivi yne ka qene dhe mbetet i palekundur: ne nuk do te financojme asnje subjekt privat qe nepermjet parave te taksapaguesve shqiptare kerkon te nxjerre perfitime, kerkon te mbush xhepat e vet dhe thesin e korrupsionit.  Ne kuader te kesasj lufte te pakompromis me keta abuzues me parate publike ministria jone refuzoi te miratoje nje projekt privat te paraqitur nga gazeta “Sporti shqiptar”, prej zotërinjve Alfred Lleshi dhe Xhevdet Zekaj per organizimin e spektaklit artistiko-sportiv “Dhjetë sportistet me te mire te vitit”.
Me duhet te shpjegoj ketu se ky projekt nuk u miratua, pasi ne fondin qe jepet per cilesine sportive, nuk parashikohen aktivitete artistiko-sportive. Nderkaq, ne jemi te bindur qe nje  spektakel i tille ishte projektuar thjeshte per te kenaqur interesin privat dhe per te mbushur xhepat e organizatoreve me parate publike. Nuk eshte hera e pare qe padroni i Xhevdetit, Koçua, i pangopur, kerkon te mbushe xhepat ne menyre abuzive. Jane pafund punet e zeza te ketij njeriu ne dem te interesit publik, qe nga privatizimet e frigoriferit te Durresit, milionat e eurove te harxhuara per rruge si ajo e Delvines, Muriqanit, etj qe per dy muaj u bene cope-cope, si dhe betonizimin e Himares me dhjetekateshe buze detit, etj.
Ministria, ne zbatim te “Ligjit per sportit” nr. 9376, i ndryshuar, ka shperblyer gjate ketij viti me dhjetra sportiste me grandin  e destinuar per cilesine sportive. Konkretisht vetem gjate ketij viti sportistet shqiptare jane shperblyer per cilesine e tyre sportive me shumen prej 34.775 000 leke (te reja).
MTKRS asnjehere nuk ka mbeshtetur nga fondi grand projekte artistiko-sportive, por ka mbeshtetur projekte te aktiviteteve sportive te te gjitha niveleve te sportit cilesor.
Kjo eshte e verteta qe  Zekajt nuk i hyn ne sy, sepse ministria refuzoi te miratoje nje projekt te paraqitur prej tij,  nje projekt i pambeshtetur ne ligj dhe i hartuar thjeshte vetem per interesa private dhe jo per interesa te sportisteve shqiptare.
Eshte kjo arsyeja qe ka helmuar gjuhen dhe ka verbuar arsyen e z.Zekajt qe ka mbushur nje damixhan me shpifje, trillime dhe fyerje dhe e ka derdhur ne faqet e gazetes, per te mbrojtur interesa te dyshimta.
Eshte e lehte te akuzosh, te shpifesh duke mbledhur informacione totalisht te gabuara dhe qenka kaq e veshtire per keta njerez per te lavderuar te verteten me informacione te sakta.
…Vetem kete vit sportistet elitare jane shperblyer ne shumen prej 34 milion te reja, dhe ky fond nuk mund te krahasohet as me vendet me te zhvilluara duke patur parasysh zhvillimin ekonomik dhe popullsine e vendit tone, prandaj te nxish realitetin me informacione shpifese eshte e dhimbeshme.
 Ata qe mendojne se kane  moral duhet ta shohin te verteten ashtu sic eshte e zeza mbi te bardhe, por mua me mbetet te them se vetem me vjen keq, per mjerimin  intelektual dhe shpirteror, ose per “shitjen e shpirtit te tij shejtanit” sic thote populli.
Per sa u perket shpifjeve te Xhevdetit per plaxhiature te Prof.Dr.Ylli Pangos nga nje “autore amerikane”, autori i librave “Psikoterapia”, “Psikologjia sociale”, “Amerika”, “Psikologjia e te menduarit te femijes”, “Krim”, dhe mjaft titujve te tjere rezervon te drejten te hedhjes ne gjyq te ketij shpifesi. Nuk eshte hera e pare qe hidhet balte mbi intelektualet ne Shqiperi.
Ne edhe njehere shprehim keqardhjen tone, qe e përditshmja ne fjale hap faqet e saj per shkrime te tille te pamoralshem. Botimi i shkrimeve te tilla te mbushur me shpifje dhe trillime, eshte se pari mungese repekti per lexuesit e vet, por edhe mungese respekti per te verteten qe duhet te jete kredoja e çdo gazete, e çfaredolloj natyre qofte.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›