E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stafeta dhe sfidat integruese të 2009-s

Në fjalimin përshëndetës me rastin e Vitit të Ri 2009, kryeministri shqiptar Sali Berisha, duke bërë bilancin e arritjeve të vitit që sapo lamë pas, shpalosi tre objektiva kryesore në fushën e integrimit të vendit tonë në strukturat euro-atlantike që lidhen me zyrtarizimin e kërkesës për marrjen e statusit të vendit kantidat i BE-së, me mbylljen e procedurave për anëtarësimin në NATO dhe mundësimin e liberalizimit të vizave me  vendet e Bashkimit Europian. Faktikisht, me këto synime shqiptarët janë njohur qysh ditën e paraqitjes në Parlament të programit qeverisës të demokratëve, për të mos thënë qysh ditën e parë të fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet e kaluara. Por të zhgënjyer nga qeverisjet e viteve të mëparshme, sidomos nga qeveritë majtiste të periudhës ’97-’05, qytetarët shqiptarë nuk patën ndonjë entusiazëm të veçantë në ato ditë. Do të ishin arritjet e njëpasnjëshme të qeverisë “Berisha” që do t’i mbushnin ata me shpresë e besim në të ardhmen. Tani shumkush është i vetdijshëm se, këto objektiva përbëjnë një stad të ri në rrugën e integrimit euro-atlantik të vendit tonë, të krijuar nga mirëqeverisja e tre viteve të fundit. Kishte 8-9 vjetë para zhvillimit të zgjedhjeve të 3 korrikut ‘05 që jo vetëm nuk ecej përpara në këtë rrugë, por përkundrazi bëheshin hapa prapa. Ishin vitet e një qeverisje të mbrapsht, kur të mirat dhe pretendimet publike u shndërruan në përfitime personale të ish-pushtetarëve majtist, si të ishin produkte “tufëzash dhe arëzash”.  Si rrjedhojë vendi mbeti peng i interesave personale të “familjes socialiste”, duke krijuar defiçite të shumta në plotësimin e objektivave integrues të vendit tonë, si rezultat i vendosjes së qeverisjes nën diktatin e korrupsionit, krimit dhe trafiqeve.
Kësisoj, çelja e negociatave për nënshkrimin e MSA-së u vonua më shumë se 5 vite në periudhën 8 vjeçare të qeverisjes majtiste, duke shënuar kështu rastin e vetëm të zvarritjes së paprecedent të këtij procesi në grupin e vendeve ish-komuniste të Europës Lindore. Një vlerësim të tillë negativ do të merrte në vitet e kësaj qeverisjeje të dështuar edhe plotësimi i kushteve për nënshkrimin e MSA-së, gjë që u bë e mundur vetëm disa javë pas ardhjes në pushtet të demokratëve, që përfaqësojnë forcën politike e cila e çeli dhe e shtroi këtë rrugë me reforma dhe arritje mbreslënëse në vitet ’92-’96. Të gjithë i kemi parasysh vlerësimet e institucioneve ndërkombëtare për qeverisjen e parë të demokratëve, të cilët konstatonin me entusiazëm se, “me këto ritme rritjeje e zhvillimi, Shqipërisë nuk i duheshin më shumë se 10 vjetë kohë për t’u anëtarësuar në BE”. Shqipëria në ato vite zinte vendin e parë përsa i takonte efektivitetit të reformave dhe treguesit të rritjes ekonomike, krahasuar me vendet e tjera ish-komuniste të Europës Lindore. Ishin vitet ’94-’95, gati 10 vjetë para se sa Çekia, Hungaria, Polonia, Sllovakia, Sllovenia, Letonia, Estonia dhe Lituania të anëtarsosheshin në BE, në maj të vitit ’04. Mbështetur në këto fakte, konkluzionet janë të thjeshta: -Nëse s’do të kishte ndodhur ’97-a dhe rikthimi i dhunëshëm në pushtet i social-komunistëve, gjithnjë sipas parashikimit të ndërkombëtarëve, Shqipëria në maj të këtij viti mund të mbushte 5 vjetë në gjirin e familjes europaine. Por “revolucioni demokratik i vonuar” i ’97-ës, siç ka thënë pa pikë turpi Rexhep Qose, i dha kahje negative rrjedhës së ngjarjeve, duke humbur shumë kohë të vyer dhe pak nga pak edhe shpresat në realizimin e ëndërrës dhjetoriste “për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa”. Besimi dhe shpresat u ngjallën vetëm pas rikthimit në pushtet të demokratëve në 3 korrik ’05, qeverisja e të cilës ditë pas dite, me vepra konkrete, do ta shkëpuste vendin nga kthetrat e varfërisë e të izolimit, për ta rifutur sërish në rrugën e madhe të rritjes ekonomike të integrimit euro-atlantik.
Pavarësisht situatës së vështirë në të cilën erdhën në pushtet demokratët, ata kishin dhënë prova gjatë qeverisjes së parë se ishin në gjëndje, që duke u mbështetur fort vetëm tek reformat e vërteta demokratike, brenda një kohe të shkurtër mund të ndryshonin pozitivisht gjëndjen e trashëguar. Bazuar në kritikat e ashpëra dhe sugjerimet dashamirëse të institucioneve ndërkombëtare në periudhën e qeverisjes majtiste; për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafiqet; për të zgjidhur krizën energjitike dhe përmirësuar infrastrukturën rrugore; për të shtuar deri në dy shifra treguesin e rritjes ekonomike, i cili pasqyron efektivitetin e duhur të reformave integruese, etj.; qeveria “Berisha” ndërmorri në një sërë reformash të rëndësishme për zbutjen maksimale të pasojave negative që rridhnin nga moszgjidhja e problemeve të mësipërme në tetëvjeçarin e qeverisjes majtiste. Kësioj brenda tre vitesh u bë e mundur që “taksa majtiste” e korrupsionit prej afro 1,4 miliradë dollarë në vit dhe shumë abuzime të tjera me fondet publike të shndërrohen në më shumë se 3 miliardë dollarë të ardhura buxhetore; të shkohet brenda vitit të parë të qeverisjes drejt zgjidhjes së krizës energjitike, vetëm duke rritur menaxhimin e burimeve ekzistuese dhe njëherësh të fillohen apo kontratohen investime të shumëta në këtë fushë, të mjatueshme për ta shndërruar shumë shpejt vendin në një “superfuqi energjitike” në Ballkan; të projektohet e ndërtohet një infrastrukturë e tillë rrugore që i shërben jo vetëm Shqipërisë por krejt rajonit si; Rruga “Durrës-Kukës”, “Rruga e Arbrit”, “Boshti i Jugut”, autostradat “Lushnjë-Fier-Vlorë”; “Qafë Thanë-Korçë”, “Fier-Gjirokastër”, Rruga e Bregut “Vlorë-Sarandë”, etj.; të përmirësohet në standartet më të mirë ndërkombëtare klima e bizensit; dhe së fundi, të arrihet tek rritja ekonomike dyshifrore, si tregues i efektivitetit të reformave të domosdoshme integruese.
Është e pamundur të ndalesh hollësisht tek këto dhe shumë arritje të tjera në këto tre vite të qeverisë “Berisha”, por ajo që vlen të theksohet lidhet me faktin se, gjithçka e arritur  në këtë drejtim ka në bazë “reformat dhe vetëm reformat”, sipas eksperiencës më të mirë botërore. Nuk e tepërojmë të themi se, gjithëçka është bërë në Shqipëri për demokratizimin, zhvillimin dhe integrimin e saj lidhet kryesisht me qeverisjet e Partisë Demokratike, në vitet ’92-’96 dhe tani pas zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut ’05. Në vitet e qeverisjes majtiste punohej vetëm për mbijetesë; njëlloj si në monizëm. Nga ana tjetër, nuk është rastësi dhe as magji që vendi hapet, preferohet, zhvillohet, integrohet dhe rritja ekonomike dyshifrohet sa herë që vijnë në pushtet demokratët. Faktet të tilla janë, dhe ato vetëm qorrat nuk arrijnë t’i shohin. Ato nuk mund të injorohen apo zhvleftësohen, sado baltë demagogjike të hedh mbi to opozita politike dhe ajo mediatike. Po kështu ato nuk mund të zhbëhen duke i zhytur në acidin e thashethemeve politiko-mediatike, pasi janë elementë të krijuar me punë e përkushtim të lartë atdhetar në laboratorin e integrimit tonë euro-atlantik. Mjafton të kujtojmë se, kurba e progresit në tre vitet e qeverisjes së demokratëve ka ardhur duke u ngjitur e afruar çdo ditë e më shumë boshtit të “abshizave integruese” gjatë vitit që sapo lamë pas. Stafetën e këtyre arritjeve, viti ‘09 do ta çojë akoma më përpara, pavarësisht se hapat integrues të hedhur gjatë vitit ’08 ishin vërtetë gjigande. Por demokratët kanë krijuar tashmë ekspriencë në maratona të tilla, sado të vështira qofshin pengesat objektive dhe subjektive që dalin përpara.
Hapi i parë i madh që qeveria “Berisha” bëri në drejtim integrimit të vendit ishte nënshkrimi në 12 qershor ’06 i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Natyrisht një arritje e tillë nuk ishte rezultat i ardhjes së kohës fizike, siç përpiqen të thonë teoricienët majtistë, por rezultat i rikthimit në pushtet të forcës së duhur politike, për të ndërmarrë reforma e zgjidhje themelore për të ardhmen tonë euro-atlantike. Arrijet e përmujshme në këtë drejtim do të përgatisnin pas disa muajësh hapin e dytë të madh, i cili lidhet me marrjen e ftesës për antarësimin në NATO në Samitin e Bukureshtit, në 4 prill ’08. Deri në fund të vitit të kaluar ka vazhduar ratifikimi i MSA-së nga vendet e BE-së dhe ratifikimi i kërkesës për antarësrimin në NATO nga vendet e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Këto procese kanë ecur me një ritëm të shpejt dhe nuk ka patur hezitime nga vendet respektive për ta bërë Shqipërinë sa më shpejt anëtare të NATO-s dhe BE-së. Mbështetur në ecurinë e deritanishme të këtyre proceseve dhe në garancinë që jep efektiviteti i reformave të ndërmarra deri tani, kryeministri Berisha ka shpallur si objektiva të vitit në vazhdim: -anëtarësimin në NATO, marrjen e statusit të vendit kantidat për në BE dhe liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Europian.
Përveç të tjerash kryeministri Berisha pretendon t’i arrijë këto objektiva edhe duke krijuar standarte ndërkombëtare për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të zhvillohen gjatë vitit të vazhdim. “Duke i shpallur zgjedhjet e ndershme si objektivin më madhor të qeverisë, -thotë Berisha, -ju siguroj se reformat, sërish, do të mbeten "perpetum mobile". Natyrisht, edhe gjatë vitit 2009 nuk do të mungojnë as vështirësitë e pengesat, objektive apo subjetive qofshin ato për arritjen e objektivave të përcaktuara, pavarësisht hapave të hedhura dhe eksperiencës së krijuar në këtë drejtim.  Një ndër sfidat e vitit të vazhdim është përballimi i efekteve të krizës globale, në mënyrë që treguesi i rritjes ekonomike dhe treguesit e tjerë të mirëqënies qytetare të mbeten të paprekura. Kryemnistri, por edhe shumë personalitete të tjera të specializura në fushën e ekonomisë dhe financave, japin garanci për mosprekjen e ekonomisë shqiptare nga kriza globale, por sidoqoftë rreziku ekziston. E rëndësishme është që ky ndikim të mos ketë pasoja të ndjeshme në ekoonmi dhe jetën qytetare. Sidoqoftë shqiptarët duhet të bëhen të ndërgjegjshëm se nën një qeverisje tjetër me parametrat e viteve ’97-’05, fjala vjen, kjo krizë do të kishte bërë kërdinë. Siç thotë Berisha, efektet negative të një krize të tillë mund të zbuten vetëm nëpërmjet reformash të shumta për përmirësimin e vazhdueshëm të klimës së biznesit dhe rritjen e investimeve në ekonomi.
Një ndër sfidat specifike të qeverisë aktuale për plotësimin e objektivave të integrimit është përballimi i destuktivitetit të njohur opozitar, të cilët janë gati t’i çojnë në zero gjithë arritjet e  këtij procesi, mjafton që ata të rikthehen në pushtet, siç bënë me ngjarjet e’97-ës. Thashethemet dëmntuese në opinionin publik, qëndrimet përçmuese e injoruese të arritjeve konkrete, pse jo dhe “baruti” i Gërdecit apo “shkëndijat përvëluese” të disa fabrikave, punishteve e magazinave të biznesit privat nuk janë dhe aq pa pasoja negative për performacën e duhur të qeverisë aktuale. Kam dyshimin se disa nga këto ngjarje nuk janë thjesht rastësi objektive, kur kujtojmë se “Gërdeci” ndodhi veçse disa ditë para se sa të merrej fetsa për anëtarësimin në NATO, ndërsa zjarrvëniet ndaj disa bizneseve të fuqishëm në një kohë kur Shqipëria ka kapur “çatinë e botës” për përmirësimin e klimës së biznesit. Këto shqetësime shtohen edhe më shumë po të kemi parasysh se vitit në vazhdim është vit zgjedhjesh parlamentare dhe opozita aktuale synon të shtojë makinacionet elektorale për të kompensuar disi aksionet e rëna të përkrahjes qytetare. Është në traditën e kësaj force politike që ta dëmtojë dhe të mos e  konkurojë në mënyrë të ndershme kundërshtarin, duke shfrytëzuar kështu edhe nivelin e lartë të militantizmit komunsit që ka lënë peshqesh e kaluara në mesin tonë.  Sidoqoftë fitimi i zgjedhjeve nga mazhoranca aktuale mbetet një sfidë që duhet përballuar me sukses, në mnëyrë që objektivat integrues të qeverisë “Berisha” të bëhen 100% realitet. Ndërkohë një sfidë e tillë, më shumë se sa e mazhorancës është e qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk duhet të mashtrohen për herë të dytë nga social-komunistët, siç bënë në 29 qershor të ’97-ës, pasi do t’u largohen përsëri në kohë proceseve dhe standrateve integruese. Atyre nuk u falet të luajnë përsëri me fatin e tyre, duke dëshmuar papërgjegjshmëri publike. Gjithashtu ata nuk duhet t’ua falin politikanëve të majtë urrjetjen elektorale që ata kërkonin të mbillnin në prag të zgjedhjeve të 3 korrikut ‘05 duke u thënë zgjedhësve shqiptarë që, “rikthimi në pushtet i demokratëve dhe Sali Berishës është tradhëti kombëtare”, ndërkohë që faktet e sotme zhvillues ee integruese tregojnë se një verdikt i tillë ishte vetëm prosperitet dhe krenari kombëtare. Një mandat i dytë për demokratët është investimi më i mirë që çdo shqiptar mund të bëjë nëpërmjet votës së tij për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe konsolidimin e ekonomisë së vendit tonë sipas parametrave më të mirë të ekonomisë botërore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›