E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, vritet me automatik 32 vjecari

Një vrasje ndodhi sot rreth orës 09.00 në fshatin Arameras të Fushë- Krujës. Një 32 vjecar ka mbetur i vrarë me breshëri automatiku nga bashkëfshatari i tij 21 vjecar. Policia po heton shkaqet e vrasjes. 

FUSHE KRUJE- 32 vjecari Indrit Cela është viktima e vrasjes së ndodhur sot paradite në fshatin Arameras të Fushë Krujës. Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 09.00 të mëngjesit të sotëm në një lokal në lagjen Celë të këtij fshati. Sipas të dhënave të para mësohet se është arrestuar i dyshuari si autor i vrasjes. Ai është Lulzim Cela 21 vjec po nga ky fshat. Viktima 32 vjec ka mbetur i vdekur nga një breshëri automatiku, ndërsa mësohet se kishte pasur me vete edhe një automatik dhe dy granata dore. Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhjen e motiveve të kësaj vrasjeje.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›