Financimi, partitë drejt fushatës pa rrëfyer kontratat e vjetra
Partitë politike janë 141 ditë larg nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por kanë filluar të mendojnë seriozisht për fushatën. Liderët e tyre numërojnë mbrapsht ditët deri në 28 qershor dhe sytë u janë bërë katër drejt kutive të votimit. Përtej kësaj situate pragelektorale, askush nuk e sqaron gjendjen financiare me të cilën këto parti shkojnë drejt zgjedhjeve. Gjasat duken hapur, se shpenzimet elektorale do të jenë si zakonisht marramendëse. Teksa do të hapen kutitë e votimit dhe do të shpallet rezultati final, pakkush do ta ketë mendjen për të bërë transparencë shpenzimesh. Në kushte të tilla, retorika politike në fushatën për luftë ndaj korrupsionit do të tingëllojë diçka jo e sinqertë për drejtuesit e partive. Krerët e Partisë Demokratike nuk e kanë bërë as sot e kësaj dite publike kontratën me kompaninë "Barbour Griffith & Rogers", me të cilën realizuan fushatën elektorale të 3 korrikut 2005. Ndonëse u akuzua publikisht prej partive të së majtës, Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, nuk pranoi të deklarojë termat konkretë të kësaj kontrate të bujshme. Në errësirë të plotë ishte edhe afati mbi të cilin u shtri kjo marrëveshje dhe natyrisht burimi i parave me të cilat u pagua. Kompania amerikane "Barbour Griffith & Rogers", e cila merret me organizimin e fushatave elektorale, është themeluar në vitin 1991. BG & R ka një përvojë jo të vogël në organizimin e fushatave elektorale në Ballkan, teksa ka punuar në Mal të Zi në fushatën përkrah Kryeministrit aktual Milo Gjukanoviç, për Boris Tadiç, si dhe për Branko Cërvenkovskin. Duke iu referuar zgjedhjeve të korrikut 2005, as Partia Socialiste nuk rezulton të ketë deklaruar se nga erdhën të ardhurat për pagimin e kompanive të huaja që u morën me skenografinë, apo ftesa e papritur për këngëtaret italiane Paola dhe Kiara. Performanca e tyre në një "show", që zgjati vetëm pak orë, mendohet të ketë kushtuar jashtëzakonisht shumë në aspektin financiar, për shkak se dy këngëtaret ishin në top listën e momentit. Ndonëse nuk u sqaruan burimet dhe kontratat e nënshkruara në 2005-ën, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk kishin asnjë kompleks të bënin një fushatë edhe më të bujshme në zgjedhjet lokale të vitit 2007. Sfida e 18 shkurtit, e cilësuar si më e kushtueshmja e deritanishme, u shoqërua nga një mjegull totale në raport me transparencën para publikut. Socialistët në opozitë u këshilluan nga kompania amerikano-izraelite "Arthur J.Finkelstein and Associates", ndërsa demokratët kishin në ndihmë kompaninë BG & R dhe "March Coppsey and Associates". Referuar zgjedhjeve të fundit për pushtetin lokal, organizata "Transparency International" në Tiranë, vlerësonte se "janë thyer bastet e vendosura në lidhje me paratë e shpenzuara në historinë e fushatave elektorale". Në raport nënvizohej fakti se deklarimet e burimeve të financimit dhe shumat përkatëse për partitë e mëdha vazhdojnë ashtu si në zgjedhjet e fundit parlamentare të jenë sërish të dyshimta dhe jo në përputhje me shpenzimet faktike dhe reale të tyre. Në kundërshtim me Kushtetutën dhe detyrimet ligjore, partitë financohen në kesh, duke shmangur veprimet bankare, si dhe nuk dorëzojnë bilancet përkatëse në zyrën e tatimeve. Rezulton që partitë nuk janë të besueshme në informacionin për financat e tyre si gjatë fushatave, por edhe gjatë aktivitetit të tyre të përditshëm financiar. Këto subjekte marrin donacione nga shteti vetëm në prag fushatash zgjedhore, nisur nga rezultatet e mëparshme. Në raport me shpenzimet, këto të ardhura, duke shtuar edhe prurjet e zakonshme nga kuotat e anëtarësisë, nuk justifikohen dhe krijojnë hendek. Në zgjedhjet e fundit për pushtetin lokal, 24 orë para mbarimit të afatit, 7 parti nga 48 subjekte të regjistruara për zgjedhje dorëzuan raporte, përfshi dhe dy nga partitë e mëdha: Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Sipas këtyre të dhënave, shpenzimet më të mëdha në fushatë ishin bërë nga PS-ja rreth 45 060 311 lekë, PD-ja me 34 069 335 lekë, LSI-ja 11 055 515 lekë etj. Ndonëse me shpenzime më të vogla, as partitë e tjera përtej dy të mëdhave nuk bënë ndonjë lloj transparence, duke u rreshtuar në të njëjtën kategori. Nisur nga numri i anëtarësisë dhe nga niveli i mbledhjes së kuotizacioneve, parti të tilla, si Partia Republikane, Partia Socialdemokrate, Partia Demokracia Sociale, Partia Aleanca Demokratike dhe Partia Demokristiane nuk mund t‘i justifikojnë shpenzimet e kryera.
LSI
Kontrata me "Greenberg
Quinlan Rosner"
Lëvizja Socialiste për Integrim nuk mbetet pas dy forcave të mëdha politike për sa u takon shpenzimeve në fushatat zgjedhore. Pak ditë më parë, ish-kryeministri Ilir Meta, kryetar i kësaj partie, konfirmoi se ka nënshkruar një kontratë me një kompani amerikane për fushatën zgjedhore. "Po, është e vërtetë. Ne kemi mbyllur një marrëveshje mirëkuptimi me një nga kompanitë më të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila asiston dhe përkrah kandidatë progresistë, si në SHBA, por edhe Evropë, e në vende të tjera", u shpreh Meta. Ai konfirmoi se me kompaninë "Greenberg Quinlan Rosner research" është rënë dakord për të realizuar dhe një strategji tepër të gjerë për sa i takon mbrojtjes së votës nga manipulimi. Sipas tij, çdo gjë do të bëhet transparente për publikun në momentin e duhur. "Por, mund t‘ju them se u realizua ai premtim që ne kemi dhënë, se do të bëjmë çdo gjë për të ofruar garanci shtesë, që procesi zgjedhor në Shqipëri të jetë i mbrojtur nga ato qëllime të këqija të dy partive, binjake për sa i takon konceptit tepër të ngushtë që kanë për zgjedhjet dhe për demokracinë", theksoi Meta. Pavarësisht asaj çka deklaroi kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ende nuk është bërë publike përmbajtja e kontratës së nënshkruar. Partitë politike duken më të gatshme të debatojnë për çështjet e ditës se sa të bëjnë transparencën e financave. Duhet pritur deri para zgjedhjeve të ardhshme për të kuptuar nëse Lëvizja Socialiste për Integrim do ta bëjë publike, siç ka premtuar Meta, kontratën me "Greenberg Quinlan Rosner research".
Kodi
Si funksionon
auditimi i
shpenzimeve
Sipas Kodit të Ri Zgjedhor, subjektet zgjedhore mund të marrin për qëllime të fushatës së tyre zgjedhore fonde vetëm nga persona fizikë, ose juridikë vendas. Për qëllim të këtij Kodi, do të konsiderohet person fizik vendas edhe shtetasi shqiptar me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Shuma që çdo person fizik, ose juridik mund t‘i japë një subjekti zgjedhor nuk mund të jetë më e madhe se 1 milion lekë, ose kundër vlefta në sende apo shërbime. Ndalohet dhënia e fondeve nga një person juridik, apo çdo aksioner i tij, përveç rasteve kur aksioneri i zotëron këto aksione si rezultat i ofertës publike dhe ndodhet në një nga kushtet e mëposhtme: a) ka përfituar fonde publike, kontrata publike, apo koncesione në 5 vitet e fundit me vlerë mbi 10 milionë lekë; b)ushtron aktivitet në fushën e medias; c) ka qenë partner me fonde publike në projekte të ndryshme; ç) ka detyrime monetare ndaj buxhetit të shtetit, ose ndaj çdo institucioni publik. Çdo subjekt zgjedhor duhet të regjistrojë në një regjistër të posaçëm, miratuar si model me vendim të KQZ-së, shumën e fondeve të përfituara për çdo person fizik, ose juridik, si dhe të dhëna të tjera që lidhen me identifikimin qartë të dhuruesit. Në çastin e dhurimit, dhuruesi nënshkruan një deklaratë, ku zotohet se ai nuk ndodhet në një nga rrethanat e përcaktuara dhe mban përgjegjësi personale për deklarim të rremë. Lista e personave që dhurojnë shuma jo më pak se 100 mijë lekë, si dhe vlera përkatëse duhet të bëhet kurdoherë publike. Dhurimi i fondeve jopublike me vlerë më të madhe se 100 mijë lekë duhet të bëhet vetëm në një llogari të posaçme të hapur në një bankë nga subjekti zgjedhor. Jo më vonë se 45 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për çdo subjekt zgjedhor, KQZ-ja emëron me short një apo më shumë ekspertë kontabël të licencuar, për të kryer auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhore. Raporti i auditimit paraqitet në KQZ brenda afatit të përcaktuar në vendimin e emërimit. Raporti nuk mund të përfshijë të dhëna personale të dhuruesve nën vlerën e parashikuar në Kod. Subjektet zgjedhore duhet të vënë në dispozicion të ekspertit të emëruar nga KQZ-ja çdo informacion, dokumente, apo të dhëna që kanë të bëjnë me financimin dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore sipas këtij Kodi.