E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakojanis, sot vizitë në Shqipëri

Ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, do të vizitojë sot Tiranën. Vizita e Bakojanis do të kryhet në cilësinë e përfaqësueses së OSBE-së, meqë këtë vit, drejtimi i radhës është i shtetit grek. Ministrja e Jashtme greke do të takohet me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, në orën 14:00, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit. Pjesë e bisedës mes Bakojanis dhe zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar do të jetë realizimi i zgjedhjeve në Shqipëri pasi jemi vetëm pesë muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›