"Vlora nuk është më arenë bandash"
Viti që lamë pas do të mbahet mend për numrin më të ulët të vrasjeve në Vlorë, por për vjedhjet ai nuk është i tillë. Banesa dhe lokale kanë qenë në objektivin e vjedhjeve, duke qenë të ekspozuara ndaj sulmeve të tilla. Fakti pranohet nga autoritetet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës. Në një intervistë për gazetën "Shqip", drejtori i Policisë së Vlorës, Vehbi Bushati, pranon se vitet e fundit numri i vrasjeve ka arritur të reduktohet, por kjo nuk mund të thuhet për vjedhjet.
Zoti Bushati, vrasjet kanë qenë të shumta në Vlorë, sidomos pas vitit 1997. Në vitin 2008, Vlora kishte një numër minimal të këtij krimi, krahasuar me 18 vitet e fundit. Kjo i dedikohet fatit, apo faktorëve të tjerë?
Vrasjet kanë qenë katër për vitin që lamë pas. Krimet kundër personit kanë shkallën më të lartë të zbulueshmërisë, 98.5 për qind dhe vrasjet numrin më të ulët në këto 18 vjet të fundit. Kjo, më tepër se fat, është një arritje e policisë në parandalimin e veprimtarisë kriminale. Njohja e mirë e situatës, e konflikteve të vjetra, njohja e problemeve që lindin qoftë brenda vendit apo jashtë, bëjnë që policia të jetë e vëmendshme në zgjidhjet sa më të shpejta dhe mbajtjen nën kontroll të këtyre personave me precedent penal. Momentet kryesore kur policia është më shumë e angazhuar janë konfliktet për tokë, për të cilat investon një punë jo të vogël për zgjidhjen e tyre në bashkëpunim me pushtetin, me qëllim që të parandalojë pasojat. Kontrollet e herëpashershme që policia bën ndaj personave me tendenca të tilla për armëmbajtje pa leje dhe armë të ftohta. Po një faktor tjetër është angazhimi i strukturave të policisë në prag festash kur vijnë emigrantët, pasi një pjesë e mirë e konflikteve lindin jashtë shtetit dhe personat mundohen të shfrytëzojnë rastin për të vepruar ndaj njëri-tjetrit gjatë këtyre ditëve. Njëkohësisht policia ka një situatë të qartë të konflikteve të vjetra nga grupet rivale dhe që vazhdimisht mban nën mbikëqyrje situatën dhe ecurinë e këtyre personave.
Përmendët pak grupet rivale. A mund të thuhet se në Vlorë ka grupe të tillë?
Aktualisht nuk ka organizime në një nivel të tillë, por, gjithsesi, policia investigon persona të veçantë, të cilët herë pas here mund të jenë kontingjent i gatshëm për të kryer vepra penale. E veçanta këtë herë e vrasjeve është se ato kanë ndodhur në zona rurale, kryesisht për konflikte pronësie dhe grindje të çastit. Për krimet kundër personit një moment i veçantë dhe i rëndësishëm për policinë është edhe sezoni turistik, ku Qarku i Vlorës është tepër i frekuentuar dhe ku mundësia e kryerjes së veprave të tilla është relativisht e madhe.
Sukses është cilësuar parandalimi i disa vrasjeve, ku persona të armatosur kanë pasur si objektiv të godisnin kundërshtarët e tyre, por falë marrjes së shpejtë të informacionit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i tyre. Janë kapur brenda dhe jashtë vendit persona me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, autorë vrasjesh dhe me dënime mbi 25 vjet burg.
Në Vlorë ka vrasje të vjetra të pazbuluara. Sa kanë qenë dhe do të jenë ato objekt i punës së efektivëve blu?
Janë zbuluar, dokumentuar dhe arrestuar pesë raste vrasjesh të vjetra në bashkëpunim me prokurorinë. Është e vështirë kjo sferë, pasi ka probleme në prova, këqyrje vendngjarjesh. Por edhe në fillim të vitit policia dokumentoi një vrasje të para 12 viteve dhe u arrestua një prej autorëve. Kjo vrasje ka ndodhur në prill të 97-ës dhe pas kësaj pritet të ekstradohet bashkautori tjetër nga Interpol Tirana. Po kështu, vetëm për vitin 2008 janë rifilluar 26 dosje të vjetra. Ky do të jetë një ndër prioritetet e punës sonë. Deri tani, 12 prej këtyre dosjeve janë hetuar dhe çuar në gjykatë. Ndër to, pesë janë vrasjet dhe të tjera grabitje me armë e vjedhje të bujshme. Gjatë këtij viti u zbulua edhe vjedhja e shekullit, ajo e biznesmenit Shehu. Një vjedhje kjo që për nga shuma prej mbi 1 miliard e gjysmë lekë, hyri në historinë e vjedhjeve të bujshme. Vitin që kaloi u kapën 131 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe është prioritet i punës së policisë të punojë për reduktimin e kësaj liste.
Janë vjedhjet ato që hasen thuajse për çdo ditë të vitit. Sa problem janë ato për Policinë e Vlorës?
Vjedhjet janë problematike në Vlorë... Megjithëse janë goditur rreth 70 persona, numër jo i vogël autorësh, përsëri ngelet një problem më vete, për të cilin policia po punon për hartimin e një strategjie të veçantë për ndjekjen e këtij fenomeni. Kryesisht janë përdoruesit e drogës që bëjnë vjedhje, mosha të reja, adoleshentët. Ka prej tyre që punojnë në grup. Vetëm vitin që shkoi janë goditur 6 grupe të organizuara për vjedhje makinash, banesash, argjendari, si edhe në plazhe. Vjedhja e banesave dhe lokaleve ngelet problem kryesor në Vlorë, pavarësisht në shuma të vogla, kjo është problematike. Ne mbajmë nën vëzhgim gjithashtu zona të caktuara. Kështu, lagjja që mbahet më tepër në vëmendje është Çolja, për nga numri i ngjarjeve të tilla në të.
Po kështu, qarkullimi rrugor mbetet një problem shqetësues për shkak të mungesës së infrastrukturës, sinjalistikës horizontale dhe vertikale, edukimit të drejtuesve të mjeteve me normat e kodit rrugor, por edhe dyndja e njerëzve në sezonin veror krijon vështirësi.
Gjithashtu, Vlora ka edhe zona të caktuara, të cilat ne i cilësojmë problematike dhe një e tillë është ajo e zonës bregdetare, për nga konfliktet që ka me pronësinë.
Janë të mprehta problemet me mbivendosjet e tokave në disa zona, sidomos në bregdet. Ka konflikte, ka abuzime, kanë nisur shumë procedime ndaj personave konkretë, por edhe ndaj strukturave që kanë abuzuar me tokat, përfshi këtu edhe në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Për to vijojnë hetimet, kjo nuk përfshin vetëm këtë vit, por 10 vitet e fundit të aktivitetit. Këta emra do të bëhen publikë edhe gjatë vitit, pas mbarimit të hetimit. Gjithçka ka nisur nga denoncimet e qytetarëve dhe ne kemi tashmë emra që kanë qenë dhe janë pjesë e strukturave që janë marrë me çështjen e pronave, ku dhe do të vihen para drejtësisë.
Sfida që do të mbetet e hapur për këtë vit?
Vlora do të jetë e pastër nga hashashi. E dalë nga harta gri. Zero tolerancë dhe asnjë bimë e mbjellë për këtë vit. Në vitet 2007 dhe 2008 u ul dhjetëfish kultivimi i narkotikëve. Këtë vit do të shkojë në zero