Fini: Mbështetje për liberalizimin e vizave. Meta në Slloveni: Lëvizja, brenda vitit
Kryetari i Dhomes se Deputeteve te Italise, Gianfranko Fini vleresoi bashkepunimin mes Italise dhe Shqiperise dhe premtoi mbeshtetje te vendit te tij per liberalizimin e vizave. Gjate nje takimi me kryeministrin Sali Berisha, Fini u shpreh se Italia mbeshtet edhe bashkepunimin ne fushen e energjise. Po ashtu Fini premtoi bashkepunim ne fushen e sigurise, rendit dhe gjyqesorit. E njëjta temë është trajtuar edhe nga ministri i jashtëm Meta, gjatë takimit me ministrin slloven, Zbogar. Kreu i diplomacisë sllovene, Samuel Zbogar ka shprehur mbështetjen dhe garancinë për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë brenda këtij viti. “Shqipëria do të jetë pa viza në Bashkimin Europian brenda vitit 2010” ka thënë ministri Zbogar. Deklarata e tij është bërë gjatë takimit me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, gjatë një vizite zyrtare që, Meta po zhvillon në Slloveni. Meta ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve dhe ka shprehur “mirënjohje për mbështetjen e Sllovenisë”. Ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka deklaruar gjatë takimit me homologun e tij slloven, Samuel Zbogar, se “Shqipëria ka potenciale të mëdha për investime sllovene”. Kreu i diplomacisë shqiptare ka vlerësuar dhe rolin që kanë dy vendet në Ballkan. “Shqipëria dhe Sllovenia janë faktorë të stabilitetit në Ballkan”, ka thënë Meta. Gjithashtu, ai ka vlerësuar dhe hapjen e ambasadave respektive në kryeqytetit e vendeve si një hap që do të intensifikoj më tej marrëdhëniet. Ministri slloven Zbogar ka vlerësuar rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon. Ai është shprehur se Shqipëria dhe Sllovenia kanë marrëdhënie të shkëlqyera, duke konfirmuar dhe hapjen e ambasadës sllovene në Tiranë së shpejti. Gjithashtu ai ka theksuar se është e nevojshme që dy vendet të intensifikojnë bashkëpunimin ekonomik....