Këshilli i Evropës dhe Popullorët evropianë: I kujtojmë Ramës rezolutën e 25 nëntorit, duhet të kthehet në parlament
UPDATE- Kryetari i grupit te Partive Popullore Europiane Joseph Daul kerkon nga Partia Socialiste qe te njohe rezultatin e zgjedhjeve dhe te kthehet ne parlament. Zyrtari i larte deklaroi se Parlamenti Evropian ka bere rezolute ndaj bojkotit te Partise Socialiste. "Kerkesa per hapjen e kutive dhe rinumerimin eshte rrezuar nga Kolegji Zgjedhor. Partia Socialiste duhet te respektoje vendimin e Gjykates dhe Komisionit Qendror te Zgjedhjeve", u shpreh Daul. Popullorët evropianë kanë kujtuar edhe qendrimin zyrtar të Parlamentit Evropian, i cili me një rezolutë të 25 nëntorit të shkuar i ka kërkuar opozitës që të ndërpresë menjëherë bojkotin, si një aksion i padëshiruar për interesat e vendit dhe i pajustifikueshëm nga pikëpamja politike e ligjore.Deklarata e plotë e kreut të grupit të PPE, Joseph Daul: “Grupi i PPE është thellësisht i shqetësuar për situatën e vështirë politike në Shqipëri shkaktuar kjo nga bojkoti i zgjatur i Parlamentit shqiptar nga Partia Socialiste, e udhëhequr nga Edi Rama. Ne shprehim shqetësimin tonë të thellë për situatën aktuale në Shqipëri. Partia Socialiste duhet të pranojë rezultatin e zgjedhjeve, të cilat janë vlerësuar si të rregullta dhe të kthehet të punojë në interes të qytetarëve shqiptarë”- u shpreh Joseph Daul Kryetar i Grupit të PPE-ve, në Parlamentin Evropian. Rezoluta Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë nëntorin e kaluar në lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor duke i bërë thirrje opozitës për të ndaluar bojkot dhe duke i apeluar se për të kryer detyrën e saj, duhet të përfaqësojë votuesit socialistë në parlament. “Gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare në Shqipëri vëzhgues të huaj nga organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë qenë të pranishëm në vend dhe nuk ka asnjë dëshmi për numërim të parregullt apo manipulim të rezultatit”, tha Elmar Brok, Deputeti i PPE, Koordinator i Komisionit për Punët e Jashtme. Sipas tij, Partia Socialiste e Shqipërisë, duhet të respektojë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit që hodhën poshtë kërkesën për rinumërim të votave. “Opozita shqiptare duhet të punojë në bashkëpunim me qeverinë në rrugën e reformave ekonomike dhe sociale për të sjellë Shqipërinë sa më pranë përmbushjes së kritereve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”- nënvizoi Joseph Daul. Teksti i miratuar nga Parlamenti Evropian më 25 nëntor 2009: “Vlerësohet progresi i bërë nga Shqipëria në bazë të progres-raportit të fundit dhe në veçanti në procesin e lëshimit të kartave të identitetit dhe njëherazi përmirësimet në kornizën ligjore dhe administrative të procesit zgjedhor, i manifestuar nga zgjedhjet e fundit kombëtare. I bën thirrje opozitës për të ndaluar bojkotimin e parlamentin, duke i apeluar për të kryer detyrën e saj dhe për të përfaqësuar votuesit të saj në parlament. I bën thirrje qeverisë dhe opozitës për të gjetur një rrugë të përbashkët që do të afronte opozitën në parlament. Edhe KiE kërkon një zgjidhje përfundimtare në tryezën e nesërme të Topit: Sekretari i pergjithshem i Keshillit te Evropes, Thorbjorn Jagland pershendeti iniciativen e presidentit Bamir Topi per organizimin e nje tryeze dialogu mes lidereve te politikes shqiptare te shtunen. "Mirepres kete tryeze, qe erdhi ne pergjigje te rezolutes se Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes per funksionimin e institucioneve demokratike ne Shqiperi", u shpreh Jagland. Sipas tij, kjo iniciative siguron nje mundesi te rendesishme per fundin e krizes politike dhe per perparimin e reformave ne kuader te integrimit europian....