Fini shaka me fëmijën: Unë di të flas shqip, vogëlushi e fton për vizitë në vendin e tij
31/03/2009 Humori i presidentit të Dhomës së Deputetëve në “Sheshin e Shqiptarëve”
SAN CIPIRELLO-PALERMO- Presidenti i Dhomës së Deputetëve në Itali, Xhanfranko Fini, bëri dje një shaka të lezetshme me një fëmijë shqiptar, vetëm 6 vjeç, duke shkaktuar kështu një gjendje humori. Ai i është afruar fëmijës, duke iu drejtuar me fjalët “Unë di të flas shqip”, teksa ka marrë menjëherë ftesën nga vogëlushi për të vizituar vendin e tij. Fini më pas i është përgjigjur “po” në shqip. Kjo situatë humori përshkruhet me pak rreshta tek faqja e internetit www.libero-news.it, ku shpjegohet se Xhanfranko Fini ishte i pranishëm në San Cipirelo të Palermos, në një ceremoni ku përurohej zbulimi i statujës së Papa Gjovani i dytë. Fini ndodhej pikërisht në vendin e quajtur “Sheshi i Shqiptarëve”, kur ndeshi me vogëlushin 6-vjeçar dhe mori prej tij ftesën për të vizituar vendin, gjuhën e të cilin Fini tha me shaka se e njihte. Në fakt presidenti i Dhomës së Deputetëve italiane Xhanfranko Fini e ka vizituar vjet Shqipërinë dhe ka theksuar se prezenca e investitorëve të mëdhenj italianë dhe investitorëve italianë në tërësi është më e madhe se kurrë në Shqipëri. Sipas presidentit të Dhomës së Deputetëve në Itali, Xhanfranko Fini, interesi i tyre përfshin të gjitha fushat, duke nisur nga energjia, minierat, çimentoja, manifakturat, të cilat konkretizohen në investime qindra e qindra milionë euro në vit. “Shqipëria ka burime të mëdha në fushën e energjetike dhe Italia edhe për shkak të afërsisë gjeografike me Shqipërinë, ka një interes objektiv për të gjetur format e bashkëpunimit më të ngushtë në këtë sektor”, tha presidenti i Dhomës së Deputetëve, Fini. Ndërkohë, sipas Kryeministrit Berisha, një sërë kompanish italiane kanë marrë licencën për energji elektrike. Komuniteti shqiptar në Itali cilësohet pa frikë si më i integruari në jetën e aktivitetet e përditshme të këtij shteti, duke u shpallur madje model për disa komunitete të tjera problematike. Imazhi i shqiptarëve tashmë është përmirësuar ndjeshëm, aq sa situatat e humorit janë më se të natyrshme.