Korcë, grabiten paratë tek kisha e Shën Thanasit
Pas xhamisë “Mbret” në Elbasan këtë herë pre e grabitësve ka rënë kisha ortodokse e Korcës e quajtur “Shën Thanas”. Policia e Korces shprehet se i ka identifikuar autorët dhe po punon per kapjen e tyre
KORÇË- Një objekt i kultit ortodoks në qytetin e Korçës është grabitur natën e kaluar nga persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë përvetësuar një sasi parash, të dhuruara nga besmimtarët.
Burime zyrtare nga policia rajonale e Korçës thanë sot se "persona ende të paidentifikuar, kanë thyer derën e pasme dhe kanë shkallmuar katër kasaforta të vendosura në ambjentet e brendshme të kishës së Shën Thanasit, e ndërtuar pas viteve 90, në kodrat e qytetit".
Autoritetet kishtare të Mitropolisë së Shenjtë të Korçës kanë sinjalizuar policinë për këtë vjedhje dhe kanë kërkuar kapjen e autorëve pasi, sipas tyre, "ky është një rast i përsëritur që cënon objektet e kultit ortodoks, jo vetëm në qytet, por dhe në zona të tjera të qarkut, sidomos me afrimin e festave fetare".
Policia nga ana e saj tha se është drejt identifikimit të autorëve të vjedhjes së kishës së Shën Thanasit, bazuar në gjurmët e zbuluara në vendngjarje.
Objektet fetare bien pre shpesh e grabitjeve. Dje u grabitën paratë në kasën e xhamisë “Mbret” në qytetin e Elbasanit. Policia pu punon edhe për këtë rast për kapjen e autorëve.
(d.b/BalkanWeb)