Prostituta, stop për 2 vjet “zanatit”, alkoolit e lokaleve
31/03/2009 Vendimi i rrallë në gjykatën e Tiranës, historia e plotë e 34-vjeçares
TIRANË- Gjykata e Tiranës vendosi dje që prostituta 34-vjeçare të mos pijë alkool dhe të mos e ushtrojë më “zanatin” e saj për një periudhë 2-vjeçare. Gjatë operacionit “Lulishtja” u kap Pranvera Nasto, e shoqëruar nga tre shtetas të tjerë, të cilët janë duke u gjykuar për trafik droge dhe falsifikim kartëmonedhash e shfrytëzim prostitucioni. Nasto pas gjykimit dhe dhënies së vendimit nuk duhet të pijë alkool dhe të futet në lokale. Për dy vjet ajo nuk duhet të kapet duke punuar si prostitutë apo duke kryer vepër tjetër penale. Ky është kushti që i ka dhënë Gerd Hoxha, gjyqtari që mesa duket “mori në qafë” “punonjësen” e devotshme. Nasto u kap tek ushtari i panjohur me personat që trafikonin drogë, por gjatë pyetjes u vërtetua se ata e shfrytëzonin vajzën si prostitutë. Pas arrestimit 34-vjeçarja tregoi gjithçka. Madje doli se ajo ishte edhe shtatzënë. Pikërisht kjo ishte dhe një nga arsyet që gjykata e lehtësoi të pandehurën në dhënien e masës së dënimit. Gjykata e dënoi me 6 muaj burg të pandehurën Pranvera Nasto për kryerjen e veprës penale të “prostitucionit”. Por duke qenë se ka pranuar akuzën, Nasto përfiton zbutje të dënimit me 1/3 duke i mbetur për të vuajtur 4 muaj burg.
Vendimi lehtësues
Gjyqtari Gerd Hoxha i ka dhënë një shans. Pranvera Nasto, sipas vendimit të gjykatës, nuk duhet të kryej asnjë vepër të ngjashme penale ose tjetër për dy vjet. Po kështu Pranvera Nasto nuk duhet të frekuentojë këto dy vjet asnjë lokal ku ofrohet pije alkoolike. Pranvera Nasto është kapur në Tiranë në një lokal në afërsi të “Ushtarit të Panjohur” së bashku me tre persona të tjerë. Gjyqtari Gerd Hoxha deklaroi gjatë vendimit se Pranvera Nasto është në periudhë prove për dy vjet. Të gjitha provat materiale të sekuestruara sipas proces-verbalit të dt.13.03.2009, shuma prej 2 000 (dymijë) lekësh do të kalojë në favor të shtetit, ndërsa sendet e tjera me vendim i janë kthyer të pandehurës Pranvera Nasto. Shpenzimet procedurale në shumën 6 000 (gjashtëmijë) lekë si dhe shpenzimet gjyqësore i janë ngarkuar të pandehurës.
Dëshmia e prostitutës
Vajza është shprehur para gjykatës se e ka kryer këtë profesion për shkak të gjendjes ekonomike jo të mirë. Ishte e papunë dhe në këto kushte ishte e detyruar të punonte si prostitutë. Ka pranuar se ka frekuentuar disa lokale në Tiranë. Për çdo person ka marrë shumën 2 mijë deri në 3 mijë lekë. Fillimisht pas operacionit “Lulishtja” katër të arrestuarit janë vënë në pranga për prodhim dhe shitje të narkotikëve si dhe për falsifikim të kartëmonedhave.
“Miqtë” e kapur të vajzës
Të katër të arrestuarit kishin disa javë që mbaheshin nën vëzhgimin e policisë kurse goditja e tyre u krye pranë vendit të quajtur “Ushtari i panjohur”. Bashkë me vajzën u arrestuan edhe Bilal Hasani 47-vjeç, Veprim Kaja 22-vjeç, Emiljano Sinani 19-vjeç. Personat e mësipërm janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të lëndës narkotike të dyshuar kanabis sativa, duke sekuestruar menjëherë sasinë prej 154 gramë kanabis sativa, e cila ishte e ndarë në 29 pako. Ndërkohë u mundësua edhe sekuestrimi i 700 dollarëve për të cilat dyshohet se janë false.