E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hendbolli nis me derbi

Nga Express më 27 gusht 2011 në ora 13:08

Të premten në Federatën e Hendbollit të Kosovës (FHK) është tërhequr shorti për edicionin e ri të garave të Superligës, të cilat fillojnë më 17 dhe 18 shtator.

Garat në elitën e hendbollit kosovar do të nisin me derbin mes rivalëve të moçëm, kampionit Kastrioti dhe fituesit të Kupës, Besa Famiglias.

Në xhiron e parë do të takohen edhe këto skuadra: Llapi – Deçani, Vjosa – Zhegra, Drita – Drenica, Trepça – Prishtina dhe Vëllaznimi – Kosova.

Këtë vit garat në Superligën e meshkujve zhvillohen me sistem të ri, pasi dymbëdhjetë skuadra do të luftojnë për t’u kualifikuar në play-off, ku luftohet për titull të kampionit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›