E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finlanda, vendi më i mirë për të jetuar

Finlanda është vendi më i mirë për të jetuar, ndërsa pastaj vijnë Zvicra dhe Suedia, tregoi një sondazh i revistës amerikane “Newsweek”, ka raportuar REL.
Australia radhitet në vendin e katërt, Luksemburgu në të pestin. Pas tyre vijnë Norvegjia, Kanadaja, Holanda, Japonia dhe Danimarka.
Shtetet e Bashkuara radhiten në vendin e 11.
Kriteret që kanë përcaktuar listën janë arsimi, shëndetësia, cilësia e jetesës, dinamika e sistemit ekonomik dhe mjedisi politik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›