E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arabia Saudite mbledh mbi 20 mln dollarë për Pakistanin

Lajmi u bë i ditur sot nga agjencia zyrtare saudite SPA. Mbreti Abdallah e filloi fushatën me dhurimin e 20 milionë rijalëve (5,33 milionë dollarë), që u pasua nga princi trashëgimtar dhe ministër i Mbrojtjes Sulltan ben Abdel Aziz i cili dha 10 milionë rijalë (2,7 milionë dollarë amerikanë) dhe nga ministri i Brendshëm, princi Nayef ben Abdel Aziz, i cili dhuroi pesë milionë rijalë (1,3 milionë dollarë amerikanë).

Sipas agjencisë, gjatë ditës së parë janë mbledhur 77 milionë rijalë (20,5 milionë dollarë amerikanë). E përditshmja “Arab News” raporton se mbretëria ka dërguar 16 avionë me ndihma për Pakistanin dhe është angazhuar të japë një ndihmë prej 100 milionë dollarësh për këtë vend ku përmbytjet kanë prekur rreth 20 milionë persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›