Greqi: alarm për virusin e Nilit perëndimor, 3 të vdekur
Si pasojë Ministria greke e Shëndetësisë ka përforcuar masat për parandalimin e përhapjes. Virusi transmetohet te njeriu nga pickimi i mushkonjave dhe mund të provokojë forma të rënda të encefalopatisë.
Në njoftimin e Qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve thuhet se personat që kanë humbur jetën ishin të moshuar dhe të sëmurë. Në totalin e 47 të infektuarve, 45 janë sëmurë me encefalopati dhe 28 prej tyre janë shtruar në spital, shtatë prej të cilëve në terapi intensive.
Deri tani virusi është përhapur nga Larisa deri në Selanik. Ministria ka urdhëruar dezinfektimin kundër mushkonjave në të gjitha zonat ku do të shfaqet virusi.