Itali, shuhet ish-Presidenti Kosiga
Ish-kreu i shtetit italian qëndronte i shtruar në klinikën “Gemelli” prej të hënës së shkuar, ndërkohë që mediat italiane bëjnë të ditur se ai ndërroi jetë si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore gjatë mesnatës së kaluar.
Veç postit të Presidentit, Kosiga shërbeu edhe si kryeministër në vitet 1979-1980, anëtar i senatit në vitet 1982-1985 dhe ministër i Brendshëm (korrik 1976-maj 1978). Me dorëheqjen nga posti i Presidentit dy muaj para përfundimit të mandatit, më 1992, Françesko Kosiga u shpall Senator i Përjetshëm.