E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inflacioni janar 2012 1.6 nje vit me pare 3.3

Mallrat e konsumit këtë vit kanë njohur një rritje më të ulët se e një viti më parë, duke shënuar një inflacionin mujor në vlerën e 1.6 për qind. Një vit më parë, inflacioni mujor kishte vlerën e 3.3 për qind. Kjo tregon edhe njëherë se rënia e konsumit ka çuar në një rritje më të moderuar të çmimeve dhe si rjedhojë në një inflacion më të ulët se një vit më parë. Vlera e inflacionit rritet kryesisht nga çmimet e mallrave që importohen, të cilat importohen në masë kur kërkesa për to është e lartë. Sipas të dhënave të INSTAT, në janar çmimet e konsumit kanë shënuar një rritje prej 0.7 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm. Sipas INSTAT, indeksi i grupit “veshje dhe këpucë” ka shënuar një ulje prej 0.1 përqind, ulje kjo që ka ardhur kryesisht si rezultat i uljes së çmimeve të veshjeve. Po ashtu, gjatë muajit janar çmimi i naftës shënoi një rritje prej 1.8 përqind dhe çmimi i benzinës një rritje prej 1.0 përqind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›