Zedhenesi i KQZ-se Integriteti i kutive i paprekshem
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar dje zyrtarisht opinionin publik mbi proceduren e ndjekur per rivleresimin e fleteve te votimit dhe me tej akoma menyren e administrimit te kutive qe po merren ne shqyrtim per Tiranen. Kerkesa per keqyrjen e zarfeve ku ndodhen fletet e votimit te kontestuara ne 26 qendra votimi u pranua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si nje kerkese e bazuar ne ligj. KQZ-ja gjen me vend te sqaroje edhe njehere mbare opinionin publik se procedurat e marrjes ne dorezim te kutise se fleteve te votimit dhe asaj te materialeve zgjedhore nga ana e tij jane teresisht transparente dhe garantojne ne menyre absolute integritetin e ketyre kutive - thuhet ne njoftimin per shtyp te komisionit. Ne vijim institucioni ka dhene shpjegime mbi rrugen e ndjekur ne kuader te rivleresimit te fleteve dhe hapjes se kutive te votimit te marre ne shqyrtim pas kerkesave ankimore te subjekteve te interesuara zgjedhore. Kushdo mund te verifikoje ne cdo moment te hetimit administrativ perputhjen e numrave te kodeve te sigurise me te cilat jane mbyllur keto kuti apo te gjitha te dhenat e tjera te siperpermendura. Drejtoria e Logjistikes sapo vihet ne dijeni per kerkesen e KQZ-se nen shoqerimin e nepunesve te administrates i transporton nga ambientet ku ruhen keto kuti drejt salles se mbledhjeve te KQZ-se ku kryhet dhe publikisht procedura e shqyrtimit administrativ dhe keqyrjes se tyre - sqaron KQZ-ja.
Nderkohe dje pasdite komisioni ka rinisur punen per shqyrtimin e kerkesave ankimore te ardhura nga palet e interesuara. Me interes ka qene kundershtimi i tabeles se rezultateve per Keshillin Bashkiak te Bashkise Durres dhe Keshillit Bashkiak te Tepelenes qe jane ndoshta nga te paktat bashki ndaj te cilave eshte adresuar kerkese ankimore per tabelen e rezultateve. Krahas tyre KQZ-ja ka shqyrtuar edhe disa kerkesa per komunen e Gruemires ne Shkoder ate te Qender Memaliajt ne Tepelene dhe te komunes Brataj ne qarkun e Vlores.