Fiorentina gllabëron Bojinov
01/02/2005
Merkato dimwrore mbyllet me një goditje: Fiorentina ka marrë nga Leçe, sulmuesin bullgar, Valeri Bojinov, me një shifër, e cila rrotullohet afër 13 milionw eurove dhe kartonin e mesfushorit kilian, Jaime Anders Valdes. Bojinov është 18 vjeç dhe është në Itali që nga sezoni 2001/02. Katër vite me fanelën e Leçes ka koleksionuar 65 paraqitje, midis Serisw A e B dhe ka shënuar 16 gola, ku 11 i ka shënuar këtë sezon. Pra, klubi vjollcë ka bërë goditjen më të madhe në merkaton e dimrit. Një meritë e dyfishtë, sepse është bërë falë një goditjeje, e cila i ka kapur të gjithë në pabesi. Që klubi po kërkonte prej kohësh një sulmues, kjo ishte e qartë, por emrat më të lakuar ishin Kruz, Muci, Barosh dhe Korradi. Por ishte bullgari ai, që shkoi në Firence. Talenti ishte vënë në dukje nga Zeman, në fazën e parë të sezonit. Sulmuesi ishte vënë në shënjestër nga Palermo dhe Çelsi, edhe pse klubi i Leçes ishte shumë i bindur se do të mbante lojtarin deri në fund të sezonit. Por, ka ardhur Fiorentina, e cila i ka kaluar të gjithë duke ofruar 13 milionw euro dhe kartonin, kilianit Valdes. Zof kishte kërkuar përforcime dhe vetëm me një goditje kanë ardhur Budel, Pazini dhe Bojinov. Në Firence, tani kanë pse të kënaqen. Për Fiorentinën këto do të jenë lojtarë, të cilët mund të ndihmojnë shumë skuadrën dhe ta ngrejnë atë sa më lartë, pasi klubi vjollcë është afër zonës së ftohtë.