Piktorët, 100 mijë lekë për Skëndërbeun
31/01/2005 Konkursi
Kush e bën Skëndërbeun më të bukur do të ketë një shpërblim prej 100 mijë lekësh. Një konkurs që do të fusë në punë të gjithë piktorë e skuptorë. Galeria Kombëtare e Arteve në fundjavën që shkoi ka vendosur që të ftojë piktorët në një konkurs për veprën më të pikturë apo skulpturë kushtuar heroit tonë kombëtar.
Me rastin e 600 vjetorit të lindjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeut institucionet janë kujtuar që të ndërtojnë një monument.
Sipas kuratores së këtij konkursi, me temë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, strateg e diplomat”, Suzana Varvarica Kuka, ky aktivitet është i hapur dhe në mund të marrë pjesë çdo autor shqiptar me banim edhe jashtë Shqipërisë, apo edhe i huaj. Ata mund të paraqiten me dy punime, në pikturë, apo në skulpturë, kryesisht të karakterit monumental. Afati i dorëzimit të punëve pranë galerive të Kosovës e Shqipërisë, do të jetë data 30 prill. Punimi më i mirë do të shpërblehet me 100 mijë lekë, porse për ata që do të jenë pjesëmarrës në konkurim, ku do të përzgjidhen punimet më të mira është menduar të hapet një ekspozitë në Galerinë e Arteve të Kosovës. Duke u nisur nga ngacmimi që do të shkaktojë kjo ekspozitë, për mjaft institucione publike do të mundësohet tërheqja e tyre. Më para apo jo kjo çështje ende nuk është zgjidhur. Sipas Kukës, veprat që do të ekspozohen, prej nga do të dalë edhe fituesja, do t’i nënshtrohen procesit të imtë selektiv. Ato fillimisht do të ekspozohen në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, do përzgjidhen më të mirat, e më pas do të shkojnë në Kosovë.