Ronaldo, një mister largimi në Brazil

01/01/2005
Pas udhëtimit “blitz” për në Rio de Zhaneiro, që ka provokuar jo pak polemika, Fenomeni do të kthehet në Madrid gjatë këtyre ditëve. Duket tashmë pothuajse e sigurtë që motivi i largimit ka qenë një sëmundje e rëndë e vëllait të tij (nuk është dhënë publikisht). Pavarësisht se drejtuesit e Real Madrid i kanë lënë Ronaldos afat pa kufi për t`u kthyer, futbollisti do të jetë në Spanjë brenda ditës së mërkurë. Real Madrid pret Ronaldon, por për shumë vetë, tashmë është e rëndësishme të bëhen zyrtare, motivet e largimit. Hipoteza më e besueshme është ajo e sëmundjes së vëllait (edhe kohë më parë i ka ndenjur pranë vëllait Nelinho, në momente të vështira), por shtypi spanjoll ka folur edhe për një sëmundje të mundshme të babait të tij. Gjithsesi, të paktën për momentin, asgjë nuk është zyrtare. Gazeta e përditshme sportive spanjolle “AS”, shkruan me shumë bindje se bëhet fjalë për një sëmundje të rëndë të vëllait Nelinho, që në hipotezat e para, njerëzit shihnin një rrëmbim të tij. Një “dramë”, që futbollisti ka vendosur të mos e bëjë publike, duke kërkuar zyrtarisht respekt dhe qetësi për të dhe familjen e tij, nëpërmjet sitit të tij të internetit dhe atij zyrtar të Real Madrid. Klubi madrilen, që është informuar në moment, nga familja e futbollistit, i ka lënë brazilianit të gjithë kohën e nevojshme për të qëndruar pranë vëllait, por “Fenomeni”, duke e vlerësuar shumë gjestin e klubit, ka bërë të ditur se së shpejti do të kthehet në Spanjë. David Espinar, njeriu i shtypit për futbollistin në Spanjë, ka për detyrë t`i tregojë klubit, të gjitha të rejat për gjendjen shëndetësore të Nelhinos, i cili disa ditë më parë ka thënë se është vetëm një problem i vogël familjar: “Ronaldo ka udhëtuar drejt Brazilit për një problem familjar, që shpresojmë të zgjidhet sa më shpejt. Rikthimi i tij në Madrid nuk do të vonojë...”- ka thënë Espinar duke mos e përcaktuar konkretisht, motivimin e udhëtimit të Ronaldos. Ndër të tjera, mësohet se Ronaldo ka përfituar nga rikthimi i tij në shtëpi ,për t`iu bashkuar familjes në një drekë, në një nga restorantet më të famshëm të Rio de Zhaneiros.