Mançini: Ishim të përsosur
01/02/2005
Interi që u pa në Palermo, ishte më i miri i këtij sezoni. Përveçse fitoi, skuadra e Mançinit ka kryer një lojë shumë të mirë me një mbrojtje solide. Vieri ishte shumë në formë, por ata që kanë habitur ishin Kordoba në mbrojtje dhe Kambiaso dhe Kristiano Zaneti në mesfushë. Presidenti Faketi është shprehur: “Ajo ndeshje duhet të jetë norma jonë. Djemtë luajtën shumë mirë dhe po vazhduan kështu, besoj se do të ecim shumë dhe do të arrijmw objektivat tonw. Besoj se të gjithë jemi të kënaqur për lojën dhe për rezultatin e arritur”. Ndeshja e zgjidhjes? Mançini, në fund të ndeshjes në “Barbera”, ka evidentuar një tjetër, si ndeshje zgjidhëse, atë me Kievon: “Ndeshja e zgjidhjes ishte ajo e të shtunës së kaluar, ka deklaruar trajneri zikaltër. Ishte një hap shumë i rëndësishëm për vazhdimin tonë. Unë shpresoj që të vazhdojmë në këtë rrugë. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos humbasim përqëndrimin që kemi krijuar”. Pra, 1-1-shi kundër Kievos, ishte ndeshja e zgjidhjes: një Inter shumë i shëmtuar për të qenë i vërtetw. Janë të tillë apo nuk ka shumë rëndësi, rezultati është ai, që ka më shumë vlerë. Me të vërtetw, zikaltërit në Palermo ishin të transformuar: një skuadër e vërtetw, jo më një “Inter i çmendur”, ashtu siç thuhet shpesh për skuadrën e Moratit, por një Inter racional dhe i bukur, konkret dhe spektakolar. Pra një “skuadër perfekte”, për të cilën ka folur edhe Roberto Mançini në fund të ndeshjes: “Ishin gati perfekt. Besoj se një lojë e tillë do të na ndihmojë shumë, edhe për të ardhmen nga ana psikologjike. Morali i lartë e ndihmon shumë skuadrën. Shpresoj të vazhdojmë kështu, pavarwsisht se jemi larg nga Juve dhe Milani, ne do të bëjmë detyrën tonë, pa shikuar se çfarë bëjnë ato, siç kemi bërë kohët e fundit”. Më pas ka folur Faketi: “Kishim nevojë për një ndeshje të tillë, kjo është norma jonë. Kjo skuadër e ka potencialin për të luajtur në këtë mënyrë. Duhet të luajmë përherw kështu. Mos të nënvlerësojmë asnjë kundërshtar. Po arritëm të vazhdojmw në këtë mënyrë, besoj se rezultatet do të shihen”. Me të njëjtin mendim, është edhe Vieri: “Na nevojitej një mbrëmje si ajo, ka thënë sulmuesi zikaltër, pas ndeshjes me Palermon. Golin e 100-të do ta shënoj të mërkurën, të dielën ose në një të dielë të ardhshme. E rëndësishme është që luajtëm një ndeshje të mirë, e them për nivelin e skuadrës. Ndoshta, luajtëm ndeshjen më të mirë në këtë sezon. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, edhe për vazhdimin tonë. Shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm. Na ne vojitej një ndeshje e tillë, pas atyre të dielave të errëta”.