E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndeshen armiqtë e vjetër

01/01/2005  

Kampioni Arsenal do të kërkojë revanshin nesër, kur të dyja skuadrat do të risjellin një nga çiftet më rivale në futbollin anglez. Dy mbrëmje për Ligën e Parë Angleze, që fillojnë të martën dhe midis tyre, ajo Arsenal-Mançester Junajtid, është më kulmorja, ndërsa formacioni londinez do të kërkojë që t’i japë fund, asaj dhembjeje që i shkaktoi humbja me skuadrën e Fergusonit në “Old Traford”. Ky ballafaqim do të jetë një shans për t’i kapërcyer ato

polemika që kanë sjellë ndeshjet e fundit, ku nuk bën përjashtim dhe ai në “Old Traford”. Por, një arsye plus është dhe nevoja për ta fituar ndeshjen, ku fituesi do të mund të vazhdojë rrugën për titull kampion dhe pse i distancuar nga Çelsi, favorit kryesor për të arritur te trofeu i kampionit, pas 50 vjetësh. Por vendi i dytë nënkupton dhe një kualifikim automatik për në Ligën e Kampioneve, sezonin e ardhshëm. Arsenal është në vendin e dytë, një pikë përpara Mançester Junajtid dhe një fitore e skuadrës londineze i jep asaj, një shtysë morale, ndërsa në të kundërt, gjërat mund të jenë shqetësuese për të. Arsenal do të kërkojë revanshin për zhgënjimet e pësuara në dy sezonet e fundit, ku humbja e tetorit me Mançester Junajtid, i dha fund asaj ecurie pozitive rekord, 49 ndeshje pa humbje. Pas humbjes në “Old Traford”, për Arsenalin filloi një minikrizë, pasi në 10 ndeshjet e mëpasme u fituan vetëm tre. Por, kjo ndeshje ka shumë rëndësi dhe për Çelsin, që udhëheq tani, me 10 pikë diferencë ndaj Arsenalit dhe 11 pikë ndaj Mançester Junajtid. Një barazim në Hajburi, midis dy rivalëve e çon në 12 pikë shkëputjen e Çelsit, në qoftë se ky i fundit e fiton ndeshjen me Blekburn, 24 orë më parë, pra të mërkurën në

mbrëmje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›