E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiorentina ia mësyn Hetemajt

Nga Express më 05 prill 2011 në ora 11:06

Fiorentina po e përgatit terrenin për ta transferuar futbollistin e Brescias, Përparim Hetemaj. Sipas mediave italiane, të shtunën që shkoi, para ndeshjes Brescia-Bologna, në zyrat e klubit Rondinelle ka pasur një takim në mes të drejtorit sportiv të klubit nga Firenze, Pantaleo Corvino, dhe kolegut të tij nga Brescia, Gianluca Nani.

Ueb faqja calciomercato.com shkruan se palët kanë biseduar rreth mundësisë së blerjes së mesfushorit kosovar nga klubi Viola gjatë verës. Klubi nga Firenze e sheh 24 vjeçarin si alternativë ideale të mesfushorit Marco Donadel, i cili mund t’i bashkohet Napolit ose Genoas në qershor.

Në këmbim të futbollistit drenicas, Brescia mund t’ia kërkojë Fiorentinës sulmuesin Khouma Elhadji Babacar, i cili këtë vit ka minutazh të vogël në ekipin e trajnerit Sinisa Mihajlovic.

Raportet ndërmjet Nanit e Corvinos janë të shkëlqyeshme, kështu që nuk do të ishte për t’u çuditur nëse Përparim Hetemaj i bashkohet Valon Behramit në klubin Viola gjatë verës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›