Milan ndjekë Canën

Milan është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për shërbimet e Lorik Canës. Sipas mediave italiane, Rossonerët, së bashku me ekipin tjetër italian, Lazio, e ndjekin me kujdes futbollistin kosovar, i cili pritet të largohet nga Galatasaray gjatë verës.
Sipas uebfaqes italiane itasportpress.it, gjiganti turk e vlerëson 27 vjeçarin rreth 10 milionë euro. Cana ka kontratë me klubin nga Stambolli deri në vitin 2014. Mirëpo, sezoni katastrofal nëpër të cilin po kalon Galatasaray, ka bërë që ky klub të paralajmërojë ndryshime rrënjësore gjatë verës dhe kjo ‘fshesë’ mund ta përfshijë edhe mesfushorin kosovar.
Cana, i cili ka zhvilluar 21 ndeshje këtë sezon, duke realizuar edhe një gol, kërkohet edhe nga disa klube angleze, të cilat kanë mbetur të impresionuara me paraqitjet e tij në Sunderland, me të cilin u nda vetëm pas një viti, gjatë verës që shkoi. Më parë, Cana ka luajtur në klubet franceze Paris Saint Germain e Olympique Marseille.