E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiorentina insiston për Hetemajn

Nga Express më 10 maj 2011 në ora 11:49

E ardhmja e Përparim Hetemajt mund të jetë e lidhur me Fiorentinën.

Sipas mediave italiane, në orët e fundit kanë rifilluar bisedimet ndërmjet udhëheqësve të Brescias, respektivisht drejtorit Gianluca Nani dhe kolegut të tij nga Fiorentina, Pantaleo Corvino, për transferimin e mesfushorit kosovar në ekipin ‘Viola’, ku luan edhe mesfushori tjetër kosovar Valon Behrami.

Ueb faqja calciomercato.com shkruan se klubi nga Firenze ka kërkuar sërish informata për përfaqësuesin finlandez. Në këtë çështje, si shkëmbim mund të futet edhe sulmuesi i ri i Fiorentinës, El Khouma Babacar, i cili do të kalonte tek ekipi bardh e kaltër.

Brescia nuk arriti t’i shpëtojë rënies nga Serie A, kështu që ky ekip sezonin e ardhshëm do të garojë në Serie B italiane. Rrugën e Brescias vështirë se do ta ndjekë edhe Hetemaj, i cili ka aspirata të luajë në elitën e futbollit italian. Kohë më parë flitej edhe për një interesim të Interit dhe Romës për mesfushorin kosovar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›