Milan nuk e ndërron ekipin

Drejtuesit e Milanit nuk planifikojnë të bëjnë ndryshime të mëdha në ekip gjatë afatit kalimtar të verës. Pavarësisht turpërimit nga Manchester United në Ligën e Kampionëve, e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport ka njoftuar të premten se zyrtarët Rossonerë do të ruajnë bazën e ekipit aktual.
Mbrojtësi Davide Astori pritet të kthehet nga Cagliari, ku është i huazuar, ndërsa i vetmi largim i rëndësishëm mund të jetë ai i sulmuesit holandez Klaas-Jan Huntelaar, i cili pritet të shitet pas Kampionatit botëror 2010