Beckham shume prane Tottenham

Tottenham është shumë pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje huazimi me Los Angeles Galaxy për futbollistin David Beckham.
Marrëveshja mes klubit anglez dhe atij amerikan është shumë pranë përfundimit sipas trajnerit të Tottenham, Harry Redknapp.
“Ka shumë mundësi që Beckham t’i bashkohet ekipit të dielën. Ka mundësi shumë të mira që marrëveshja mes klubeve të arrihet”, tha Harry Redknapp.
David Beckham, 35-vjeçar, pësoi një dëmtim të rëndë në thembër vitin e kaluar, duke luajtur i huazuar tek Milan.