E Diel, 1 Nëntor 2026

Futbollisti brazilian inskenon rrembimin

Një futbollist brazilian do të përballet në Gjykatë me akuzën e raportimit fals të rrëmbimit të tij, diçka që e bëri si një justifikim për shkuarjen me vonesë në stërvitje.

Lajmin e bënë të ditur burime zyrtare policore gjatë mbrëmjes së shkuar. Somalia, një mesfushor i skuadrës së Botafogo-s deklaroi se një grup personash të armatosur e morrën peng rreth orës shtatë të mëngjesit, ndërsa ishte duke udhëtuar për t’iu bashkuar ekipit në stërvitje.

Megjithatë, një kamera e vendosur pranë banesës së tij tregoi se Somalia doli prej shtëpisë vetëm rreth orës nëntë. Botafogo kërcënon futbollistët me një reduktim prej 40% të pagës, nëse paraqiten me vonesë në seancat stërvitore.

Somalia detyroi policinë që të kërkonte për disa ditë “grupin e armatosur”, i cili sipas lojtarit ishte fajtor për vjedhjen e bizhuterive dhe një sasie parash prej tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›