E Diel, 1 Nëntor 2026

Galatasaray afër marrëveshjes me Jo

Klubi turk Galatasaray raportohet se është afër për të mbyllur marrëveshjen me sulmuesin e Manchester Cityt, Jo.

"Daily Mail" shkruan se sulmuesi brazilian është në gjysmë të marrëveshjes së tij të huazimit te Evertoni, por ekipi nga Liverpooli është i gatshëm ta lejojë atë të largohet pas formës së dobët dhe disiplinës.

West Ham United u mendua se ishin të gatshëm të transferonin 22-vjeçarin, por Galatasaray duket se ka dalë fitues.

Drejtori sportiv i klubit turk, Haldun Ustunel, ka fluturuar në Lodër për bisedime me Cityn dhe raportohet ka bërë një ofertë atraktive.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›