E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiorentina nuk është për Scudetto

Portieri i Fiorentinës, Emiliano Viviano ka hedhur poshtë sugjerimet se skuadra mund të luftojë për titullin e kampionit në Serie A.

Ekipi i Vincenzo Montellas ka fituar shtatë nga 12 xhirot e deritashme dhe gjendet në pozitën e katërt në tabelë. Por, portieri 26 vjeç ka insistuar se Viola nuk synon Scudetton. “Çështja Scudetto nuk është për ne”, deklaroi ai për Sky Sport Italia.

“Mendoj se pozita e tretë është objektiv më real. Ne duhet të mundohemi të vazhdojmë me këtë ritëm dhe të arrijmë sa më larg që është e mundur”, përfundoi Viviano.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›